Bota

Pakistani mbyll Radion Evropa e Lirë, si mjet spiunazhi amerikan

Pakistani njoftoi të premten se do të mbyllë Radio Mashaalin, një radio e financuar nga Uashingtoni, pasi transmeton mesazhe “kundër interesave të Pakistanit” dhe vepron si një “agjenci armiqësore e zbulimit të huaj”.

Ministria e Brendshme e Pakistanit njoftoi se do të mbyllë zyrën e Radio Mashaal në Islamabad në bazë të rekomandimeve të inteligjencës pakistaneze (ISI), agjencia e fuqishme e inteligjencës pakistaneze që luan të njëjtin rol si CIA, Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA) dhe Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) në Shtetet e Bashkuara.

ISI raportoi se Radio Mashaal e portretizon Pakistanin si “qendër të terrorizmit” dhe “një shtet të dështuar” që nuk mund të mbrojë popullin e vet, veçanërisht pakicat fetare dhe refugjatët nga lufta e gjatë e zhvilluar nga SHBA në Afganistan.

Radio Mashaal transmeton në radio dhe në internet në gjuhën pashto, një gjuhë e folur nga mbi 30 milionë pashtunë që jetojnë në Pakistan. Pashto është gjuha kombëtare e Afganistanit,dhe flite në zonat fisnore perëndimore dhe veriperëndimore të Pakistanit pranë kufirit afgan.

Radio Mashaal është pjesë e rrjetit të Radios Evropa e Lirë, e cila financohet nga qeveria amerikane. Ai transmeton në të gjithë Euroazinë, duke shprehur një pikëpamje të përafërt me atë të Uashingtonit, gjë që shkakton fërkime me shtetet që janë kundër veprimtarive të SHBA-së siç janë Afganistani, Irani dhe Pakistani.

Partitë islamike e kanë akuzuar Radio Mashaalin për nxitje mospajtimesh dhe paragjykimesh anti-pakistaneze në raportimet e tyre. Në muajin nëntor, jashtë zyrës në Islamabad pati madje edhe protesta ku kerkoheshin një sërë reformash administrative.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Thomas Kent lëshoi ​​një deklaratë ku thoshte se ishte “jashtëzakonisht i shqetësuar nga mbyllja” dhe kërkonte urgjentisht më shumë informacion rreth qëllimeve të autoriteteve pakistaneze”.

Ai shtoi se Radio Mashaal ishte një “organizatë private e lajmeve e mbështetur nga Kongresi i SHBA-së, qe skishte asnjë lidhje me agjencitë e inteligjencës të ndonjë vendi” dhe se shpresonte që “situata të zgjidhet pa vonesë”.

Marrëdhëniet mes Pakistanit dhe SHBA-së kanë rënë që nga gushti, kur Presidenti Donald Trump akuzoi Islamabadin për strehimin e grupeve militante dhe terroriste brenda kufijve të tij.

“Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Pakistanit më shumë se 33 miliardë dollarë ndihma gjatë 15 viteve të fundit dhe ata nuk na kanë dhënë gjë tjetër vetëm gënjeshtra dhe mashtrime, duke i menduar udhëheqësit tanë si idiotë,” tha Trump më 1 janar, duke u zotuar se do të ndalojë ndihmën shtesë për Pakistanin.

Ministria e Brendshme vuri në dukje se mbyllja e zyrës së Radio Mashaal nuk ishte përgjigje ndaj pretendimeve të Trumpit.

Natyrisht që ekziston njëfarë ironie pasi SHBA u ankua për mbylljen e një prej mediave të saj shtetërore që vepronte në një shtet të huaj, sepse akuzat e ngritura kundër Radios Mashaal ngjashëm pasqyrojnë akuzat amerikane të ngritura kundër degëve të mediave shtetërore ruse si RT dhe Sputnik.

Të dy mediat janë urdhëruar të regjistrohen si agjenci të huaja nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, ndërsa në janar senati kërcënoi të merrte të njëjtën masë edhe ndaj medias shtetërore kineze Xinhua./sputnik/Gazeta Impakt

OPINIONE