Bota

Pakistani po i kthehet bashkëpunimit ushtarak me Rusinë

Pasi që në programin e ri zgjedhor kryeministri i ri pakistanez Imran Khan ka thyer dyshimet rreth bashkëpunimit të mëtejmë me Kinës dhe ka konfirmuar angazhimin e partisë së tij për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Kinën, një ditë pas inaugurimit të kryeministrit të ri Pakistani ka paralajmëruar bashkëpunimin më të fuqishëm ushtarak me Rusinë.

Pakistani, shteti me armë nukleare në mes të tensioneve në mes Pakistanit dhe ish aleatit të tij amerikan gjithnjë e më shumë po i afrohet Rusisë.

Rrjeti amerikan NBC News dje ka konfirmuar ngrirjen e bashkëpunimit ushtarak në mes Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara pasi që administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vendos që të ndërpres ndihmën ushtarake Islamabadit në fillim të këtij viti.

Shtëpia e Bardhë këtë e ka bërë nën pretekstin se Pakistani nuk po i kontrollon grupet militante në Afganistan, edhe pse me lidhje të shumta që i ka mund të ushtrojë ndikim mbi ta.

Ambasadori i Pakistanit në Washington, Ali Jehangir Siddiqui për NBC News ka konfirmuat se javën e kaluar është suspenduar programi ushtarak i stërvitjeve në mes këtyre dy shteteve. Nëpër atë program kanë kaluar shumë komandantët ushtarak pakistanez, ndërsa për këtë vit është planifikuar ardhja e gjithsejtë 66 oficerëve pakistanez.

Krejt kjo po ndodh në kohën kur Rusia ka nënshkruar kontratën për bashkëpunim ushtarak me Pakistanin, me të cilin ka premtuar dërgesën e helikopterëve ushtarak dhe realizimin e ushtrimeve të përbashkëta në të cilin do të marrin pjesë oficerët rus së bashku me ata pakistanez.

NBC News poashtu raporton se rrjeti radio rus Dispatch News Desk ka filluar emetimin e lajmeve dhe programit të saj në territorin e Pakistanit, që është shenjë e qartë e afrimit të këtyre dy vendeve.

“Rusia dhe Pakistani gjatë Luftës së ftohtë ishin armiq të përbetuar, kur Pakistani dhe CIA viteve tetëdhjeta të shekullit të kaluar kanë mbështet talibanët të cilët luftonin kundër Armatës së kuqe në Afganistan”, përkujton NBC News.

Televizioni amerikan përkujton se mareshali i forcave ajrore në pension dhe ish diplomati pakistanez Shahzas Chaudhry ka parashikuar mundësinë e “marrëdhënieve të reja në mes ish armiqve”.

Chaudhry beson se tërheqja e perceptuar e Shteteve të Bashkuara krijon hapësirë shteteve tjera, sikur Kinës, Iranit dhe Turqisë të përforcojnë ndikimin e tyre në rajon.

Nga ana e vet, Kamal Alam hulumtuesi pakistanez në institutin britanik Royal United Services ka thënë se sjellja me të cilin ka vendos qeveria e Trumpit në marrëdhëniet me Islamabadin ka shkaktuar pakënaqësi në Pakistan.

NBC News ka komentuar fitoren e kryeministrit të ri pakistanez Imran Khan, i cili sheh rastin që Moska të rrisë ndikimin e saj në atë shtet.

Konkretisht Moska ishte njëra nga shtetet e para e cila ka dërguar oficer të lartë në Pakistan menjëherë pas fitores së Imran Khanit me të cilën praktikisht e ka zënë vendin Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët me dekada e kanë konsideruar “ të drejtën e tyre të patjetërsueshme”.

Për të uruar kryeministrit të ri pakistanez, duke ditur se në lindje këto gjeste në diplomaci e kanë simbolikën e veçantë, Rusia ka dërguar ambasadorin e saj Aleksej Deoden në rezidencën e kryeministrit të ri pakistanez Imran Khan që në emër të popullit rus, qeverisë ruse dhe presidentit rus personalisht të urojnë fitoren e tij në zgjedhjet e posa mbajtura në Pakistan.

Burimi : LOGIČNO / ML