Pakistani teston “armën e re inteligjente” në një periudhë tensionesh me Indinë (video)

Forcat Ajrore të Pakistanit kanë testuar me sukses një raketë të re me rreze të zgjeruar veprimi të ndërtuar brenda vendit, për të cilën thuhet se është një “armë inteligjente”. Forca ajrore pakistaneze u zotua gjithashtu se do të përgjigjej “me të gjithë forcën” nëse do ti nënshtrohej ndonjë agresioni të huaj.

Arma e re, e cila duket se është një raketë tokë-ajër, është instaluar në një avion luftarak JF-17, një avion multi-luftarak kinezo-pakistanez, tha Forca Ajrore e Pakistanit. Në dispozicion të publikut nuk është vënë asnjë karakteristikë e raketës së re, megjithatë ajo është përshkruar si një “armë inteligjente” e cila ka një gamë “të zgjeruar veprimi”.

Një video e shkurtër ku tregohet testimi i saj është bërë ndërkohë publike. Videoja tregon një avion luftarak që gjuan raketën e instaluar, e cila më pas godet zonën e caktuar në një terren testimesh. Videoja përfundon me pamjen e një krateri të bërë nga raketa.

https://youtu.be/NiJBATsI4PQ

Zhvillimi dhe testimi i suksesshëm i armës së re është brohoritur nga shefi i Shtabit Ajror, Muxhahid Anwar Khan, i cili vlerësoi inxhinierët dhe shkencëtarët e vendit për këtë arritje.

“Pakistani është një komb që deshiron të ketë paqe, por nëse i nënshtrohet agresionit të ndonjë kundërshtari, ne do të përgjigjemi me të gjithë forcën”, paralajmëroi zyrtari.

Testimi vjen në një situatë gadishmërie midis Pakistanit dhe Indisë, situatë e cila ka vazhduar midis dy vendeve të armatosura me arme  bërthamore që nga fundi i shkurtit. Shpërthimi i konfliktit u shkaktua nga një sulm vdekjeprurës me bombë i cili vrau rreth 40 policë paraushtarakë në pjesën indiane të rajonit të Kashmirit. Sulmi u mor përsipër nga një grup militant me bazë në Pakistan, duke bërë që India të kryente sulme ajrore ndërkufitare në kampet e militantëve. Pakistani i është përgjigjur operacionit të Nju Delhit me bombardime të shenjestrave të tij në Indi./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne