Palestinë, rritet në 86 numri i rasteve me COVID-19

Zëdhënësi i qeverisë palestineze, Ibrahim Mulhim, njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) u rrit në 86 në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor nën okupim.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve, WAFA, Mulhim në një deklaratë tha se “COVID-19 është përcaktuar edhe tek 13 persona të cilët kanë kontaktuar me një person që humbi jetën dje për shkak të koronavirusit në zonën Biddu në veriperëndim të Kudsit”.

Në këtë mënyrë numri gjithsej i rasteve të COVID-19 në territorin e Palestinës është rritur në 86 prej të cilëve 9 në Rripin e Gazës nën pushtim dhe bllokadë.

Ndërkohë bëhet e ditur se 17 prej rasteve janë shëruar pas mjekimeve të marra.

Në një deklaratë dje, Mulhim njoftoi se një grua 60 vjeçare banore në zonën Biddu humbi jetën për shkak të koronavirusit, ku dhe në këtë mënyrë në Palestinë u shënua edhe rasti i parë i vdekjes nga COVID-19./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne