Palestinezët kundër planit të Pompeos për vizitë në vendbanimin hebre të Bregut Perëndimor

Palestinezët kanë protestuar për shkak të planit të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo për të vizituar vendbanimin hebre në Bregun Perëndimor të okupuar.

Me thirrje të Këshillit palestinez për forca kombëtare dhe islame, që përfshinë Hamasin dhe Xhihadin Islam si dhe grupet brenda Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO), mijëra palestinezë u mblodhën në rajonin El-Bire në Ramallah të Bregut Perëndimor.

Ata reaguan ndaj vizitës së Pompeos në vendbanimin hebre Psagot në Bregun Perëndimor.

Të tubuarit mbanin pankarta me parulla kundër vizitës së Pompeos në vendbanim.

Mahmoud al-Alul, nënkryetar i lëvizjes Fatah, vuri në dukje se vizita e Pompeos nuk e befasoi popullin palestinez.

“Të gjitha administratat amerikane janë pro-Izraelit, por administrata e Donald Trumpit është një partner i vërtetë i shtetit pushtues”, tha ai.

Anëtari i Këshillit Ekzekutiv të PLO-së, Vasil Abu Yusuf e sheh vizitën e Pompeos si një sfidë të dukshme ndaj ligjit ndërkombëtar.

Abu Jusuf theksoi se kjo vizitë nuk do t’u japë legjitimitet vendbanimeve hebreje.

Pas fjalimit, protestuesit u drejtuan drejt vendbanimit hebre Psagot, të cilin Pompeo duhej të vizitojë.

Vizita zyrtare e sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Pompeo në Izrael do të fillojë sot. Mediat amerikane theksojnë se Pompeo po ashtu do të vizitojë Lartësitë e Golanit dhe vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor që janë okupuar që nga viti 1967./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne