Palestinezët protestojnë kundër planit të Izraelit për “aneksim”

Palestinezët zhvilluan një protestë kundër planit të qeverisë së Izraelit për të aneksuar Luginën e Jordanit dhe njësitë e vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor nën okupim.

Në protestën e mbajtur në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, protestuesit mbajtën në duar flamuj të Palestinës dhe brohoritën me slogane kundër Izraelit.

Përgjegjësi i lëvizjes Fatah për rajonin Nablus, Xhihad Ramazan duke folur në protestën e mbështetur nga shumë persona, ai ka bërë thirrje që të aktivizohen rezistencat popullore kundër Izraelit në provincat dhe qytetet palestineze.

– “Izraeli ‘injoron’ ligjin ndërkombëtar”

Palestina do të vazhdojë luftën e saj për liri, tha Ramazan i cili ka vënë në dukje se “Izraeli çdo ditë vazhdon martirizimin e popullit të Palestinës, dëbimin dhe dhunën ndaj ttij si dhe ‘injoron‘ ligjin ndërkombëtar”.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Netanyahut dhe liderit të aleancës “Kaltër dhe Bardhë” Benny Gantz, kryeministri izraelit që nga 1 korriku mund të paraqesë për miratim në Parlament ose në kabinet “aneksimin” e njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor dhe të Luginës së Jordanit.

Izraeli thotë se rajonet që planifikon të “aneksojë” përbëjnë rreth 30 përqind të Bregut Perëndimor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne