Palestinezja e plagosur vazhdon të kurohet në Stamboll

Jetimja 16-vjeçare Merymen Ebu Matar u qëllua në këmbë nga ushtarët izraelitë dhe më 30 mars 2018 mbeti e plagosur gjatë “Marshimit të Kthimit të Madh” organizuar në Rripin e Gazës.

Ebu Matar, e cila e ka humbur babanë e saj kur ka qenë 3 vjeçe, pas plagosjes ishte dërguar në Turqi, pasi trajtimi i parë mjekësor që kishte marrë në Gazë kishte qenë i pamjaftueshëm. Dhe që nga marsi i vitit 2018 Ebu Matar vazhdon të mjekohet në Stamboll. Deri më tani ajo ka bërë rreth 60 operacione.

Nesrin Ebu Matar, nëna e Meryem-es nuk e lë për asnjë moment vetëm vajzën e saj dhe i jep një mbështetje të madhe për të përballuar procesin e kurimit.

Kur më sollën për mjekim në Turqi, në prill të vitit 2018, doktori më tha se “po të isha vonuar edhe një ditë, mund të kisha humbur fare këmbën, pasi këmba ime kishte qenë në gjendje kritike”,- rrëfen Ebu Matar.

Palestinezja e plagosur nga ushtarët izraelitë thotë se operacioni që kishte bërë në qershor 2018, në masë të madhe kishte kaluar me sukses dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale kishte qëndruar 3 ditë në reanimacion dhe më pas ishte përmirësuar në mënyrë graduale.

“Për një vajzë në moshën time kjo është një arritje shumë e madhe. Siç thonë doktorët, shërimi im është një mrekulli. Unë po përmirësohem çdo ditë e më shumë, por nuk e di se kur do të arrij të eci plotësisht me këmbët e mia”, thotë Ebu Matar.

“Falënderoj shumë Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) që është me ne, që qëndron pranë popullit tonë. Me shtimin e tiranëve ai qëndroi gjithmonë kundër atyre që flisnin keq kundër nesh dhe islamit dhe na mbrojti”, përfundoi Meryem Ebu Matar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne