Paloka: Të besosh se Lleshi kapi Balilin është si të besosh që Rama është “kryeministri më i mirë”

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas reagimit të policisë së shtetit për arrestimin e Klement Balilit ditën e sotme në polici.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Paloka shkruan se vetëdorzimi u njoftua nga Berisha, ndërkohë që Lleshi i Ramës dhe Rama i leshit flasin për “suksesin e kapjes” së tij.

Reagimi i plotë:

O qeveri e Lleshit…

E ka njoftuar Berisha prej oresh vetedorzimin e Balilit. Lleshi i Rames dhe Rama i leshit flasin per “suksesin e kapjes” se tij.

Te besosh se Lleshi kapi Balilin eshte si te besosh qe Rama eshte “kryeministri me i mire”. Lleshi i Rames shume shume rreh ndonje student naten po per “lufte kunder krimit” e shohin shqiptaret cdo dite…

Pas dy sulmeve te “Zerit te Amerikes”, Rames i duhej nje “sukses” dhe Balili ishte atje, gati… 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne