Paloka tregon prapaskenën: SHBA dhe BE na kërcënuan që të futemi në zgjedhje

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ishte i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ku ka fulur për gjendjen në të cilën ndodhet kjo parti.

Duke folur për zgjedhjet e 25 qershorit Paloka u shpreh se PD u detyrua që të futej në zgjedhje. Paloka më tej tha se, sa i përket zgjedhjeve në Kavajë, Rama i shtyu ato për shkak të frikës dhe jo për tolerancë.

“Na kërcënuan që të futemi në zgjedhje, ata që na kërcënuan ishin nga Bashkimi Europian dhe zv/ ndihmës sekretari amerikan i shtetit. Dy gjëra u thanë, në video-konferencën e zhvilluar me Dol, ku ishte dhe Hahn, e para na u tha hapur një gjë që na e kishte thënë para një javë para Taulant Balla, që ‘do ju përjashtojnë nga partitë popullore’ po nuk hytë në zgjedhje. Na u tha nëse nuk do të hyni në zgjedhje nuk do keni as mbështetjen tonë. Ne nuk do të lejonim zhvillimin e zgjedhjeve, dhe Rama këtë e dinte shumë mirë, e dinte dhe në Kavajë prandaj i anuloi zgjedhjet jo për tolerancë. Kjo na u tha që nëse nuk hyni në zgjedhje ne do ja njohim zgjedhje atij, dhe nëse do bëni atë që keni planifikuar nuk do keni mbështetjen tonë. Ishim të bindur që zgjedhjet do manipuloheshin”, tha Paloka.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne