Sport

Panucci: Është një moment delikat i sezonit, të fokusuar për të mundur Norvegjinë

Si përherë, përpara çdo ndeshjeje këtë të diel përpara mediave dolën trajneri i skuadrës Christian Panucci, së bashku me kapitenin e skuadrës për këtë miqësore, Odise Roshi.

Tekniku iu përgjigj interesit të mediave, duke theksuar faktin se skuadra është gati për këtë ndeshje.

“Mund t’ju them që skuadra ka punuar mirë gjatë këtyre ditëve, ka punuar seriozisht. Është një moment delikat i sezonit, ku lojtarët largohen nga ekipi i tyre dhe vijnë me Kombëtaret. Për momentin, jemi të fokusuar vetëm të mundim Norvegjinë, siç bëmë edhe me Turqinë. Është e sigurt që për të ardhmen, kam një ide timen, edhe për ndeshjet e qershorit. Për sa i përket formacionit, kam dyshimet e mia, në vende të ndryshme. Nga ana tjetër kemi lojtarë që sapo kanë nisur sezonin. Ka edhe nga ata që nuk kanë luajtur ende. Mbi të gjitha, pres nga ata që janë aktivizuar pak me klubet e tyre, dhe i jap besimin tim”, tha ai.

OPINIONE

INTERVISTA