Papa Françesku dhe Mbreti Muhammed VI për Jerusalemin

Papa Françesku dhe Mohammedi VI nënshkruan një thirrje, duke njohur unicitetin dhe shenjtërinë e Jeruzalemit, pasuri e përbashkët e njerëzimit dhe e besimtarëve të tri feve monoteiste.

Papa Françesku dhe Muhammedi VI nënshkruan një thirrje, duke njohur unicitetin dhe shenjtërinë e Jerusalemit, pasuri e përbashkët e njerëzimit dhe e besimtarëve të tri feve monoteiste, vend takimi e simbol i bashkëjetesës paqësore. Së bashku kërkojnë të njihet karakteri shumëfetar, përmasa shpirtërore dhe natyra krejt e veçantë e Qytetit Shenjt.

Duke pranuar unicitetin dhe shenjtërinë e Jerusalemit e duke pasur në zemër domethënien shpirtërore dhe veçantinë e thirrjes së Qytetit të  Paqes,  Papa Françesku dhe Mbreti Muhammed VI mendojnë se është e rëndësishme “të ruhet Qyteti Shenjt i Jerusalemit – Al Kudsi Sherif, si pasuri e përbashkët për njerëzimin e, sidomos, për besimtarët e tri feve  monoteiste, si vend takimi e simbol i bashkëjetesës paqësore, ku kultivohen respekti reciprok e dialogu”.

Për këtë qëllim kërkojnë “të ruhet e të përurohet karakteri specifik shumëfetar, përmasa dhe identiteti i posaçëm kulturor i Jerus – Al Kudsi Sherifit”.

“Si pasojë, urojmë – përfundon thirrja – që në Qytetin Shenjt të garantohet liria e plotë e hyrjes së besimtarëve të tri feve monoteiste dhe e drejta e secilës për të ushtruar aty kultin e vet, kështu që në Jerusalem – Al Kuds Sherif t’i lartohet nga besimtarët e tyre lutja Zotit, krijues i të gjithëve, për  paqe e vëllazërim mbi tokë!”./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne