Bota

Parashikimi i Bill Gates: Miliona vdekje deri në fund të pandemisë

Miliona njerëz të tjerë do të vdesin para se të mbarojë pandemia e COVID-19.

Ky është mesazhi i fortë i Bill Gates, një bashkëthemelues i Microsoft-it dhe një nga filantropët më të mëdhenj në botë përmes fondacionit Bill & Melinda Gates, në një intervistë me Zanny Minton Beddoes, kryeredaktoren e The Economist.

Shumica e këtyre vdekjeve, tha ai, do të shkaktohen jo nga vetë sëmundja, por nga tendosja e mëtejshme në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe ekonomitë që tashmë po përballen me vështirësi.

Ai gjithashtu “fajësoi” politizimin e përgjigjes ndaj virusit në Amerikë dhe përhapjes së teorive të komplotit – disa që e implikojnë edhe atë – sipas të cilit, të dyja kanë ngadalësuar përpjekjet për të përmirësuar përhapjen e sëmundjes, shkruan “The economist” në një përmbledhje të artikullit.

Por Gates ofroi arsye për shpresë në planin afatmesëm, duke parashikuar se deri në fund të vitit 2021 një vaksinë e efektshme do të ishte në prodhim në masë, dhe një pjesë e mjaftueshme e popullsisë së botës do të imunizohej për të ndaluar pandeminë në rritjen e saj më tej.

Gates kishte kaluar një pjesë të madhe të kohës duke menduar për viruse dhe vaksina, para se të zbulohej coronavirusi, së pari në Wuhan në provincën kineze të Hubei në fund të vitit të kaluar.

Madje, kanë kaluar disa vite që ai paralajmëroi për një sëmundje e re që shkaktonte një pandemi globale.

Dhe fondacioni tashmë është zotuar për më shumë se 350 milionë dollarë për përgjigjen ndaj COVID -19, shumica e të cilave është e përqendruar në zvogëlimin e ndikimit të saj në botën në zhvillim.

Por duhen më shumë. “Ne të gjithë duhet të shpenzojmë miliarda për të nxjerrë vaksinën për të shpëtuar trilionat, nga dëmi i shkaktuar ekonomik”, thotë ai./Tpz

OPINIONE

INTERVISTA