Bota

Parlamenti Evropian projekt për luftë kundër islamofobisë

Parlamenti Evropian (PE) sot ka nisur një projekt që synon luftimin e islamofobisë.

Në këtë projekt të inicuar, i cili financohet nga Komisioni Evropian (KE), morën pjesë një numër ekspertësh dhe profesorë universitetesh që trajtojnë çështjet e islamofobisë dhe racizmit

Të pranishmit u bënë thirrje vendeve anëtare të BE-së dhe vendimmarrësve politikë që të luajnë një rol më aktiv në luftën kundër islamofobisë dhe të forcojnë procedurat ligjore në lidhje me këtë çështje.

Projekti i titulluar “Lufta kundër islamofobisë” do të zgjasë gjithsej dy vjet.

Projekti do të analizojë narrativat dominante anti-muslimane në tetë shtete anëtare të BE-së, Francë, Gjermani, Belgjikë, Çeki, Hungari, Portugali, Greqi dhe Britani të Madhe.

Projekti, ndër të tjera, do të hetojë edhe atë se në çfarë mënyre muslimanët paraqiten si “kërcënim” dhe si ndërtohen “shtete gjithëpërfshirëse”.

Burimi: AA