Parlamenti sot në seancë, nga interpelanca me ministren Balluku tek dekretet e Presidentit, ja çfarë pritet

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare ku do shqyrtohen 5 dekretet e presidentit për shtetësinë, për pronat e paluajtshme, për zhvillimin rural, dekreti për shkarkimin dhe emërimin e ministrit, si dhe do ketë interpelancë me ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë.

Me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kuvendi i Shqipërisë do zhvillojë sot një seancë plenare me këtë rend ditë: Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 17.09.2020. Interpelancë me ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë kërkuar nga një grup deputetësh.

Po ashtu, Kuvendi sot pritet të shqyrtojë dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin në Kuvend të ligjit për shtetësinë, dekretin për kthimin në Kuvend të ligjit për disa shtesa në ligjin për pronat e paluajtshme të shtetit, dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin në Kuvend të ligjit për zhvillimin rajonal dhe kohezionin, dekretin për shkarkim ministri, dekretin për emërim ministri.

Gjithashtu, Kuvendi do të shqyrtojë sot dhe njoftim/miratimin e draftkalendarit trijavor të punimeve të Kuvendit për periudhën 28 shtator – 16 tetor 2020./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne