Partia Laburiste nuk lejon përfaqësuesit e Arabisë Saudite në konferencën e partisë

Një zëdhënës i Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar tha se partia kishte hedhur poshtë një kërkesë nga ambasada e Arabisë Saudite për të marrë pjesë në konferencën vjetore të partisë që zhvillohet në Brighton, raportoi të hënën HuffPost.

“Në bazë të provave për krime lufte të kryera nga Arabia Saudite në fushatën e saj të bombardimeve në Jemen dhe shkeljet e shkallës së lartë të të drejtave të njeriut, NEC (Komiteti Ekzekutiv Kombëtar) u pajtua me vendimin se aplikimi i ambasadës për të marrë pjesë në konferencën e Partisë Laburiste nuk do të pranohej”, tha zëdhënësi.

Përfaqësuesit nga Sudani gjithashtu u ndaluan të merrnin pjesë në konferencë. Sipas një letre të shkruar nga Lidhja e Shteteve Arabe në Londër për të gjithë deputetët , njoftoi anullimin e një takimi pritje dhe darke që do të mbahej nga ambasadorët arabë.
“Këshilli ynë këtë vit ka vendosur të mos marrë pjesë në Konferencën e Partisë Laburiste për shkak të refuzimit të kërkesave të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe të Republikës së Sudanit për të marrë pjesë në konferencë,” tha letra.

Konferenca do të fillojë të dielën e ardhshme më 24 shtator.

Partia Laburiste është një kundërshtar i zëshëm i ndihmës së armëve që Britania e Madhe i jep Arabisë Saudite në luftën e vazhdueshme në Jemen.

Një koalicion i drejtuar nga Arabia Saudite që mbështet qeverinë e cila eshte kundër rebelëve Houthi ka shkaktuar rrënim dhe shkatërrim të madh mbi vendin; burimet ushqimore janë bërë të pakta dhe situata po përkeqësohet shumë edhe nga “epidemia më e keqe e kolerës në botë”, që sipas një zyrtari të Kombeve të Bashkuara është “tërësisht e shkaktuar nga njeriu”.

Në një intervistë për BBC, udhëheqësi Laburist Jeremy Corbyn kritikoi qeverinë e Britanisë së Madhe për asistencën ushtarake qe i jep Arabisë Saudite dhe nderkohe në anë tjeter ndihmon me ndihma popullin e Jemenit.

“Ne nuk duhet ti bëjmë të dyja keto veprime ,” tha ai, duke shtuar se duhet të fillojë një “proces politik” që të “sjellë një armëpushim” për Jemenin./ Gazeta Impakt

burimi:Dawn

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne