Shqiperia

Pas Tiranës, protesta paralele dhe në universitetet e rretheve

Në një kohë kur studentët e Universiteteve publike në Tiranë kanë rinisur sot protestat, të njëjtën lëvizje kanë bërë edhe kolegët e tyre në rrethe.

Kështu, pas bojkotit disa javor një grup studentësh të Universitetit të Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’ janë organizuar për vazhdimin e protestës. Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se një tjetër grup i vogël i është rikthyer auditorëve.

Ndërkohë, në protestë janë ngritur edhe studentë të Universitetit ‘Fan Noli’ në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se studentet e fakultetit të Ekonomisë u grumbulluan tek korpusi universitar. Pavarësisht temperaturave të ulëta, studentët shprehen të vendosur për vijimin e kauzës së tyre deri në plotësimin e kërkesave.

“Nuk do t’ju kthehemi auditorëve, kërkesat janë plotësuar pjesërisht.

La përpjekje për të përçare protestën dhe për të blerë studentët, por shumica e studenteve janë në mbështetje të kërkesave të artikuluara nga të gjitha universitetet”, pohuan studentët.

OPINIONE