Pastori Gent Dervishaj kundër muslimanëve dhe Palestinës, mbështet Izraelin

Pastori Gent Dervishaj mbështet Izraelin dhe pushtimin me forcë që ai i ka bërë tokave palestineze duke vrarë mijëra muslimanë dhe shkatërruar gjithcka të tyre.

Për reagimeve të shumta në rrjetin social Facebook, pastori shqiptar mbron dhunën e ushtruar nga izraeli ndaj palestinezëve dhe kundërshton operacionin “Stuhia Al-Aksa” për clirimin e tokave të pushtuara.

Mesa duket pastorit nuk i bëjnë përshtypje jetët e humbura të palestinëzëve ndërsa reagon pasi Hamas vendosi ti japë fund genocidit izraelit ndaj Palestinës.

Pasi ndërroi foton e profilit të tij në shenjë solidariteti me Izraelin, në të njëjtin profil, Pastori shpërndau disa pubike të faqeve “Izraeli në Shqipëri” qartësisht e njëanshme, ndryshe nga roli që ai duhet të ketë.

Po ashtu, Pastori shpërndau një postim të  faqes “Kisha e Nazaretasit Tiranë” me këtë tekst shoqërues.

“𝐋𝐔𝐓𝐄𝐌𝐈 𝐏𝐄𝐑 𝐏𝐀𝐐𝐄 𝐍𝐄 𝐈𝐙𝐑𝐀𝐄𝐋 𝐃𝐇𝐄 𝐏𝐀𝐋𝐄𝐒𝐓𝐈𝐍𝐄.

Miq, prej disa ditësh tashmë, ka nisur një luftë midis Izraelit dhe Palestinës. Nga informacionet, mijëra jetë janë humbur dhe të shumtë janë njerëzit e plagosur.

O Atë i hirshëm, ne lutemi që kjo luftë të pushoj dhe çdo gjë të kthehet në paqen tënde. Ki mëshirë o Zot, dhe dëgjo lutjet tona.

Psalmi 130:7.

O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhembshuri dhe shpëtim të plotë”.

I trishtë është fakti se si pastori shpërndan një status ku vlerësohen ushtarët izraelit që gjoja po ndihmojnë njerëz në nevojë por janë të njëjtit ushtarë, ose kolegët e atyre që mbajnë veshur uniformën e ushtarit izraelit që kanë vrarë muslimanë, burra gra e fëmijë të pafajshëm. /GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne