‘Pastori’ i Metës dhe “Flutura” e Idrizit super-vjedhje në Berat

Një kombinim perfekt korrupsioni dhe vjedhje në Bashkinë e Beratit. Pas koalicionit mes PS dhe LSI-së, bashkia e Beratit u fitua nga Petrit Sinaj.

Ky i fundit ishte kandidat i LSI-së. Petrit Sinaj ashtu si çdo anëtar tjetër i LSI, ishtë i uritur për para dhe fonde.

Sapo u vendos në krye të kësaj Bashkie filloi arrogancën e tij duke mos pritur qytetarët në zyrë për problemet e tyre.

Një nga çështjet e para që u mor Sinaj, ishte transporti. Ai bllokoi menjëherë furgonat dhe taksitë e këtij qyteti, duke i lënë monopolin e transportit vetëm autobusëve. Jsustifikimi ishte vendimi i ministrisë së Transporteve. Megjithatë, ata që paguanin, e merrnin licensën.

Kjo vjedhje, nisi pasi LSI fshihet pas pronarëve të Terminalit të autobusëve në Berat.

Ato kishin interesin e tyre që të zhduknin furgonat dhe taksitë dhe të monopolizonin transportin.

Petrit Sinaj, ka punuan në Kishën Protestante në Berat. Duket se Kisha nuk i ka dhënë efekt Sinajt pasi mendjen e ka tek vjedhja e fondeve.

Këtë e bën bashkë me Fluturën e tij. Flutura është drejtoresha e Transporteve në Bashkinë e Beratit.

Realisht ajo quhet Hajrie Mbrati, por preferon ta thërrasin Flutura. Hajde gjeje arsyen.

Për të marrë një licensë transporti në këtë Bashki, duhet të paguani 100 mijë lekë të reja gjobë. Në këtë mënyrë Sinaj firmos dhe të jep licensen për të punuar për bukën e gojës. Kështu shprehen burimet e Pamfleti.com.

Hajria një tjetër arrogante dhe e etur për para, sipas burimeve ndan paratë me kryetarin e saj.

Super vjedhje dhe super korrupsion. Hajria është edhe kryetare e Gruas të PDIU-së në Berat, madje ishte dhe kandidate për deputete e Shpëtim Idrizit në këtë bashki.

Vajzën e saj e ka rregulluar në një ministri në Tiranë, përmes njohjeve të saj dhe jo sipas meritës.

Nëse doni të merrni një dokument në bashkinë e Beratit, bëni mirë të përgatiteti me zarfin e nderit, siç e quajti Viktor Tushaj, pasi Petriti dhe Hajria nuk japin gjë falas./ pamfleti.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne