“Pasuritë kolosale në detin ‘Jon’, Shqipëria më e favorizuar nga marrëveshja e re”

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ishte ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo, të gazetarit Ilir Babaramo, në Report Tv, ku foli gjatë për dy çështjet më të rëndësishme në vend, integrimin e Shqipërisë në BE dhe marrëveshjen me Greqinë.

Sa i takon integrimit, kreu i diplomacisë shqiptare vlerësoi vendimin e Këshillit Europian për të hapur negociatat në qershorin e vitit 2019, ndërsa zbuloi dhe ‘detyrat’ që mazhoranca dhe opozita duhet të bëjnë së bashku gjatë këtij viti, në mënyrë që shqiptarët të prekin ëndrrën evropiane pas një viti.

Bushati vuri theksin te bashkëpunimi mes palëve për Kodin Zgjedhor, për vijimin dhe thellimin e procesit të Vettingut.

“Tani duhet të jemi në një proces bashkëpunimi për të trajtuar çështjet që i bëjnë mirë në radhë të parë shqiptarëve. Së pari, sa i përket rekomandimit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet.

Ka detyra të përbashkëta, Kodin Zgjedhor nuk e ndryshojmë dot vetë. Duhet të biem dakord për terma të përbashkët, apo për terma të referencës që i ka hartuar OSBE. Do duhet që procesi i Vettingut të vijojë dhe të konsolidohet. Për këtë nuk duhet të përflitet ky proces, siç bëri Berisha për një prokuror që nuk kaloi Vettingun. Për Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Në pjesën e dytë të emisionit, ministrit Bushati u ndal te marrëveshja me Greqinë, ku sqaroi se nuk është si ajo e vitit 2009 dhe as më e dëmshme. Sipas tij, marrëveshje e re që pritet të finalizohet është një marrëveshje e drejtë dhe zbatueshme nga të dyja palët.

“Marrëveshja e re në momentin që do të finalizohet sepse ende nuk është e finalizuar do të shoqërohet edhe me hartën përkatëse që sqaron kufizimin e zonave detare pra të detit territorial shqiptar dhe detit territorial grek të shtartit apo të shelfit territorial siç quhet ndryshe, dhe të zonës ekskluzive, ne besojmë, e para së nuk kemi hyrë në këtë proces për të marr të njëjtën marrëveshje si ajo e 2009 që është shfuqizuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese. E dyta nuk kemi hyrë në këtë proces për të siguruar një marrëveshje me të dëmshme se 2009. Dhe e treta mendojmë që po shkojmë drejtë një marrëveshje me të mirë, më të drejtë dhe çka është më e rëndësishmja që vijoj ta them, drejt një marrëveshje të zbatueshme nga të dyja palët”, theksoi Bushati.

Ministri është pyetur edhe lidhur me apsuritë e jashtëzakonshme në detin Jon. Ai ka thënë se në pjesën që i takojë vendit tonë ka të dhëna më favorizuese.

Gazetari: Dhe ku janë vendosur këto rezerva?

Bushati: Janë në blloqe, janë te gjitha në harta. Dhe mund të them që nuk imputohem aspak nga ndarja e pritshme me Greqinë. Mund t’ju them se studimet janë me shume favorizuese për ne, jo se ne kemi ndonjë nderim të veçantë për përsa i përket gjeografisë tonë. Për sa i përket burimeve.

INTERVISTA E PLOTE:

Përshëndetje zoti Bushati.

Përshëndetje.

Doja ta nisja bisedën nga negociatat më të fundit që u zhvilluan në Luksemburg, ku Shqipërisë iu dha përgjigja, jo ajo që pritej, pra, një shytjre të paktën 1 vjeçare për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ndërkohë që mbledhja e Këshillit Evropian ishte parashikuar dhe u zhvillua në datën 28 qershor. 28 qershori në fakt është një datë shumë e rëndësishme, nga datat më të rëndësishme në historinë Ballkanit. Data e një disfate e cila paradoksalisht festohet si fitore. A është dhe ky rasti i 28 qershorit?

28 qershori ishte parashikuar që të ishte mbledhja e Këshillit Evropian. Në asnjë lloj rrethane nuk ishte parashikuar si dita kur do të nisni bisedimet për anëtarësim, por dita kur do të merrej një vendim përsa i përket këtij procesi. Ju thoni që negociatat u shtyn me një vit, po varet se si do ta lexosh vendimin e BE, konkluzionet e BE. Sepse edhe në rastin e Serbisë dhe në rastin e Malit të Zi, është vendosur tanimë precedent sipas të cilit duhet të fillojë puna përgatitore para nisjes zyrtarisht të bisedimeve për anëtarësim, çka për hir të së vërtetës nuk ka qenë në zgjerimet e mëparshme. Në këtë drejtim leximi ynë është si vijon: A. Këshilli i është përgjigjur pozitivisht rekomandimit të Komisionit për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. B. Ka përcaktuar një kalendar, një kuadër kohor deri në qershor 2019. C. I ka kërkuar Komisionit Evropian një punë ndërvepruese me Shqipërinë dhe ofrimin e instrumenteve, siç është dhe procesi i “screening”, apo i punës analitike që pritet të nisë besoj që në javët e korrikut mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian.

Ju thatë që kjo ishte e pritshme, po ndërkohë në deklaratat tuaja të mëparshme, sidomos pas vendimit, rekomandimit të Komisionit Evropian, si ju, si kryeministri Rama jeni shprehur optimist që në 28 qershor Këshilli Evropian do të merrte një vendim për hapjen e negociatave.

Ne e lexojmë këtë vendim ekzatësisht si dritë jeshile drejt tryezës së bisedimeve për anëtarësim. Në rastin se i referohemi dhe precedentëve të mëparshëm, në rastin e Serbisë dhe Malit të Zi afati kohor tek rasti i Malit të Zi, për shembull, ka qenë 6 muaj dhe nuk ka qenë 12 muaj. Në rastin e Serbisë u provua që nga ky vendim siç u morr për Shqipërinë dhe Maqedoninë, iu deshën rreth dy vjet, dy vjet e gjysmë për të shkuar në konferencën ndërqeveritare, që është dhe momenti që simbolizon zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim. Nuk shoh këtu një kundërthënie përsa i përket asaj çka ne kemi deklaruar që pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Natyrisht nuk ka diskutim që ne mund ta fillonim që dje këtë proces, që 28 vendet anëtare të thonin që më datën 1 korrik fillon procesi i bisedimeve, dhe sërish do të duhej të bënim të njëjtën punë përgatitore që ka lidhje me procesin analitik të legjislacionit dhe institucioneve që burojnë nga kapitujt e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë ju e shikoni si po, opozita e shikon si jo, një i pavarur e shikon si gjysmë gotë bosh, apo gjysmë gote plot. A është ky një konstatim i saktë?

Mbase në rastin në fjalë është më mirë t’i referohemi komisionerit për zgjerimin i cili e sheh si një gotë të mbushur 90% plot. Edhe në editorialin e tij të publikuar, së bashku me përfaqësuesen e politikës së jashtme për këtë vendimmarrje për Shqipërinë, mendoj që para nesh shtrohet një kapitull shumë i rëndësishëm. Nga qershori i 2018 në qershorin e 2019, qoftë përsa i përket përmbushjes së reformave që kanë nisur, ashtu dhe zhvillimeve brenda BE, të cilat duhet të themi që nga zhvillimet më inkurajuese të mundshme, teksti i kompromisit i vendeve anëtare të BEsë, reflekton disi gjendjen dhe dinamikat e BE.

Për të qenë të sinqertë deri në fund, komisioni tre muaj më parë rekomandoi hapjen e menjëhershme dhe pa kushte. Vendimi nuk është i tillë. Çfarë ka ndodhur realisht?

Komisioni për herë të parë që nga aplikimi që ka bërë Shqipëria në 2009, pas nëntë viteve, komisioni për herë të parë ka konkluduar me një rekomandim të qartë, të drejt për drejtë dhe të pa kushtëzuar. Këshilli nuk është se ka vendosur asnjë kusht shtesë, Këshilli thjesht ka detajuar kriteret që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës dhe kërkon një përmbushje të plotë të tyre. Natyrisht Këshilli reflekton dhe një herë siç e thashë dinamikat e vendeve anëtare. Ka vende të cilat për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit të 2019, nuk duan ta dëgjojnë fjalën zgjerim. Ka vende të cilat, dhe këtu është Franca, presidenti Macron e ka shpalosur qartë filozofinë e tij, që fillimisht duhet reformuar Bashkimi Evropian dhe më pas duhet folur për procesin e zgjerimit. Ka vende të cilat po përballen me valën migratore, dhe sot për sot jemi dëshmitar të faktit brenda radhëve të BEsë janë krijuar aleanca fluide, dhe brenda formacioneve të njëjta politike që kanë qëndrime të ndryshme. Dhe është ende në diskutim çështja e divorcit të Mbretërisë së Bashkuar dhe konseguencat politike, ekonomike, ligjore, dhe në fushën e sigurisë që do të ketë ky proces. Ka një platformë të paraqitur nga presidenti Macron, përsëri në një proces të integrimit europian, duke filluar nga eurozona, krijimi i një buxheti specifik për eurozonën dhe një ministri përgjegjës për eurozonën, sikundër ende nuk ka një mendësi finale për sa i përket dhe buxhetit të ardhshëm 7vjeçar të Bashkimit Evropian. Ky është konteksti në të cilin operon procesi i zgjerimit dhe mendoj që mesazhi që ka ardhur në rastin në fjalë nga ana e vendeve anëtare, si tekst kompromisi mes 25 vendeve që do të donin të fillonte procesi menjëherë dhe tre vende të tjera, është pak a shumë që ky proces do të vijojë po do duhet marrë në konsideratë dhe shqetësimet që kanë vende të ndryshme anëtare.

Ç’kanale diplomatike kanë funksionuar, si u arrit ky kompromis, nëse keni parasysh se data e mbledhjes së Luskemburgu, kishin një Jo të prerë nga Franca, Holanda dhe Danimarka në mos gaboj. Ndërkohë që kishte një lloj hezitimi për shkak të përplasjeve brenda koalicionit qeverisës në Gjermani, ndërkohë që vendet e tjera ishin për hapjen e menjëhershme të negociatave. Ç’kanale komunikimi kanë funksionuar ndërkohë?

Ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha qendrat kryesore vendimmarrëse dhe që nga janari dhe deri në këtë moment që flasim, pothuajse të gjitha kryeqytetet e BE janë vizituar, qoftë nga kryeministri apo nga unë, për të përçuar mesazhin që Shqipëria është gati për të hedhur hapin e radhës në këtë proces të rëndësishëm. Ju përmendet Francën. Qëndrimi francez nuk ka pasur lidhje të drejtë për drejtë as me Shqipërinë as me Maqedoninë. Më tepër ka qenë i përqendruar tek nevoja për një reformim të thellë të BE mbi ato linja që u përpoqa ti shpjegoj, qoftë në të ardhmen e Eurozonës, në të ardhmen e buxhetit, në një përgjigje më të qartë në lidhje me sfidat që burojnë nga migracioni dhe kështu me radhë. Ndërkohë që kanalet e komunikimit, qoftë me Elizenë, me kancelari, me ministrin e jashtme gjermane, me Bundestagun, me Hagën, kanë qenë të hapura duke u përpjekur për të kuptuar shqetësimet që lindin në këtë drejtim.

Cilat janë këto shqetësime?

Kur ne themi që qëndrimi i Francës dhe vendeve të tjera kanë qenë për shkak të dinamikës së tyre të brendshme, dhe për shkak të pikëpyetjeve që kanë për të ardhmen e projektit evropian, kjo natyrisht na bën të mendojmë që në Shqipëri, çdo gjë ka shkuar si mos më mirë, dhe nuk kemi nevojë për të konsoliduar arritjen e reformave. Natyrisht ne kemi nevojë për të thelluar procesin e reformave, duhet të sigurohemi që procesi i vetingut ka arritur pikën e moskthimit pas dhe ka një kredibilitet të padisktueshëm si proces vlerësimi. Sikundër na duhet të mendojmë dhe për dizenjimin e të gjitha institucioneve të reformës në drejtësi që burojnë qoftë nga paketa e ndryshimeve kushtetuese, ashtu dhe nga ligjet që ka miratuar Kuvendi në zbatim të paketës kushtetuese. Natyrisht na duhet të intesifikojmë më shumë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të vjen mirë kur dëgjon qoftë nga partnerët gjermanë dhe francez që Shqipë ria ka bërë hapa para në këtë drejtim, por natyrisht që puna nuk ka përfunduar. Janë disa çështje të cilat mendoj se do ta shoqërojnë Shqipërinë drejt procesit të bisedimeve për anëtarësim. Mjafton të shohësh “Monunë” që është tek rasti i Maqedonisë për të kuptuar që çështjet e sundimit të së drejtës janë çështje kritike.

Ju latë të kuptohet që sindroma “LePen” ose e latë të nënkuptohet që është një nga shkaqet e skepticizmit të politikës franceze për të zgjeruar BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Por a mendoni se kjo është gjysma e së vërtetës, ndërkohë që në Elize, apo institucione të tjera të shtetit francez janë të shqetësuar për përmasat e krimit të organizuar, trafikun e jashtëzakonshëm ndërkombëtar të drogës që buron nga Shqipëria?

E para, kur flasim për trafik ndërkombëtar, nënkuptojmë që ky është një fenomen që prek disa shtete. Mjafton ti referohemi kamionit me drogë që u sekuestrua nga policia shqiptare, pë të kuptuar që kamioni jo vetëm që kishte kaluar në disa vende, kishte bërë disa kilometra, por kishte kaluar dhe në territore të vendeve anëtare të BE. Po kështu, sasinë e monedhave që u sekuestrua para pak ditësh në portin e Durrësit, bëhet fjalë për makina të ardhura nga vende anëtare të BE dhe destinacioni kishte qenë që kishte prekur disa shtet anëtare. Këto janë fenomene ku agjenci ligjzbatuese të vendeve të ndryshme të BE apo jo të BE, bashkëveprojnë në mënyrë për ta përballuar si duhet këtë fenomen. Sa i përket çështjes së kultivimit të drogës, për çështje që kanë origjinën në Shqipëri, qoftë raporti i Komisionit Evropian, por dhe konkluzionet e vendeve anëtare të BE, mbështesin punën shumë të madhe që është bërë në këtë drejtim, po në asnjë rrethanë nuk kemi thënë që lufta ka përfunduar, policia e shtetit nuk ka asnjë qelizë që mund të jetë e prekur nga këto fenomene, sepse kjo është një punë në progres. E dyta, përsa i përket Francës, ne kemi bashkëpunuar ngushtësisht qoftë në luftën kundër terrorizmit, në çështje që kanë të bëjnë me sigurinë, luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe besojmë se jo vetëm do të vazhdojmë në të njëjtën linjë po do përpiqemi për të thelluar kursin e reformave në këtë drejtim. Qoftë dhe vizita e pritshme e presidenti Macron në Tiranë, besojmë se do t’i japë një impuls të ri marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës edhe në fusha që janë me interes për arkitekturën e sigurisë evropiane. Është shumë e vërtetë nga ana tjetër që ne ende na duhet të përballojmë një lloj stereotipi apo një lloj elementi me konotacion negativ, përsa i përket profilit të shqiptarëve pavarësisht nga vjen, pra nëse vjen nga Shqipëria, apo nga shqiptarët në Maqedoni, apo Kosovë, apo Mal të Zi, e kështu me radhë dhe që jeton në vendet anëtare të BE dhe në këtë drejtim nevojitet më shumë punë nga të gjithë aktorët.

Cili ishte vendi më hezitues të themi në gjithë këtë tur diplomatik 3 mujor?

Po besoj se na e kanë lehtësuar disi punën edhe deklarimet që janë bërë nga vetë vendet anëtare. Ju keni ndjekur në vigjilje të Këshillit dhe pas Këshillit, deklarimet e autoriteteve gjermane, italiane, greke, të vetë Presidencës Bullgare, për të kuptuar dhe ndarjen që ka ekzistuar brenda radhëve të Këshillit ku 25 vende me në krye Gjermaninë kanë qenë në favor të hapjes së menjëhershme të bisedimit për anëtarësim dhe tre vendet që ju i përmendët, kanë pasur qëndrime të ndryshme.

Gjermania në fakt në momentet e para dukej dhe ajo hezituese, i përkiste grupit të Francës, Holandës dhe Danimarkës. Çfarë ndryshojë, ose kishte shumë deklarata, si nga europarlamentarë, bashkëpunëtor të afërt të kancelares Merkel, të linin të kuptoje që vendimi për Shqipërinë do të ishte negativ. Çfarë ndryshoi?

Në fakt, leximi ynë për Gjermaninë ka qenë i ndryshëm nga kjo që ju sapo thatë, një lexim i cili na u konsoliduar dhe pas takimit dhe vizitës së kryeministrit Rama në Berlin, ku gjatë diskutimit me kancelaren Merkel ne morëm mesazhin që Gjermania do të mbështesë një vendim për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë filozofinë e funksionimit të BEsë. Gjermania dhe Franca kanë një peshë dhe një zë më specifik në procesin e vendimmarrjes. Pra nuk mund të flitej për një barazi në kuptimin absolut të fjalës dhe në rastet kur vota duhet të jetë unanim dhe vendimmarrja e tillë. Dhe Gjermania gjithashtu ka punuar dhe me vendet e tjera në drejtim të ndërmarrjes së një vendimi mbështetës për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Me Francën gjithashtu dhe gjatë vizitës së takimit të kryeministrit Rama me presidentin Macron, diskutimet kanë qenë shumë të hapura për hir të së vërtetës, është vlerësuar kursi i reformave që ne kemi ndërmarrë. Por qëndrimi i Francës është bërë i njohur nga vetë presidenti Macron për arsye që nuk lidhen as me Shqipërinë, as me Maqedoninë, as me rajonin tonë, por arsye që kanë të bëjnë me një filozofi të caktuar që presidenti Macron e mbron. Po mbase dhe me arsye që kanë të bëjnë me testimin elektoral të lëvizjes së tij në zgjedhjet e ardhshme për në Parlamentin Evropian. Sepse sot për sot ndoshta Franca është vendi që ka një numër më solid të votave në Parlament, të reflektuar natyrisht dhe në të gjitha institucionet kryesorë të shtetit në mbështetje të projektit evropian, në dallim ndoshta më shumë nga Holanda ku qeveria ekzistuese qëndron në këmbë vetëm me një votë në dallim nga opozita parlamentare. Por dihen pikëpamjet e presidentit francez në këtë drejtim, ku peshën kryesore dhe theksin kryesor e ka vendosur tek elementi i reformimit të vetë BEsë.

Ky është një shqetësim i përhershëm, prej 20 e ca vitesh në politikën franceze, ajo e frymëzuar nga Fronti Kombëtar i dikurshëm i Le Pen, por a mendoni se ky shqetësim do të jetë sërish dhe pas një viti? Pra, a mendoni se dhe në qershorin e vitit 2019, do të kemi të njëjtin hezitim francez, dhe në marrëveshje? Nuk do të kemi një hapje të negociatave sërish?

Aktualisht që ne duhet të mësohemi në këtë proces i cili jo vetëm bazuar në traktat, por dhe në praktikë po verifikohet si një proces ndërqeveritarist, ku vende të ndryshme nxjerrin në tryezë të themi, shqetësimet që ata duhet t’i përballojnë në politikën e brendshme. BE nuk është në ditët e saj më të mira, përmenda disa prej sfidave që BE duhet t’i promovojë,pa përmendur këtu një sfidë po kaq të rëndësishme që është një lloj rivaliteti tek Trump, me SHBA, që u vu re në takimin e G7, apo në një qasje në disa raste e ndryshme për sa i përket vlerës së rendit ndërkombëtar, të së drejtës ndërkombëtare dhe të multilateralizmit, një koncept që do të duhet të verifikohet dhe në samitin e pritshëm të NATOs në ditët e ardhshme. Që në një mënyrë a një tjetër e ndikojnë vendimmarrjen në BE dhe në raportet e forcave në BE. Kemi një ndarje veri –jug të shkaktuar si pasojë e zhvillimit të ndryshëm dhe kontrastit ekonomik, po dhe një ndarje lindjeperëndim për sa i përket vlerave të cilat duhet të mbrojë dhe promovojë BE. E gjitha kjo reflektohet dhe në proesin e zgjerimit. Nga ana tjetër, ne duhet të përqendrohemi fort tek cilësia e reformave. Është e rëndësishme që në çdo moment të pyesim veten se a jemi më mirë se 6 muaj apo një vit më parë për sa i përket ecurisë së reformave dhe të punojmë me vendet anëtare, me të gjitha, në mënyrë që vendimmarrja e qershorit të 2018 të verifikohet si e tillë në qershorin e 2019.

Ndërkohë ju thatë që një rol të rëndësishëm për arritjen e këtij vendimi, në Luksemburg luajti Gjermania. A mund të konsiderohet ajo si hartuesja e tekstit të kompromisit?

Përgjithësisht tekstet e kompromisit hartohen nga Presidenca e radhës e BE, pra, është detyrë institucionale e Presidencës për të krijuar një lloj dinamike mirëkuptuese në Këshill.

Në fakt mesazhet më të rëndësishme nuk jepen vetëm në takimet formale por dhe ato informale. Keni pasur gjatë muajve të fundit sinjale se pengesë për hapjen e e negociatave është e kaluara e dy ministrave të fundit të Brendshëm të Shqipërisë? Ju është përmendur ndonjëherë?

Në asnjë rast.

Në asnjë rast nuk është përmendur z. Tahiri dhe z. Xhafa në tratativat që keni patur?

As z. Tahiri, as z. Xhafaj. Sepse besoj që të dy kanë ndjekur rrugën ligjore dhe institucionale për të adresuar akuzat ndaj tyre.

Mendoni se qenia e tyre, ose më saktë, sepse z. Tahiri ka dhënë tashmë dorëheqjen si deputet, por rasti i z. Xhafa a ju duket normale qenia e tij dhe ministër i Brendshëm?

Pse të mos jetë normale? A ju duket ju normale që opozita ka kohë që nuk flet për Babalen, që e kishte deri para pak kohësh hero kombëtar? A ju duket normale që ne përmes studiove televizive të deklarojmë njërin apo tjetrin fajtor, e të mos kemi mirësinë për të pritur institucionet e shtetit të së drejtës?

Pyetja ime është a është përmenduar në takimet në Elize, në Bundestag, në institucionet…?

Asnjëherë dhe nuk kanë qenë asnjëherë pengesë për bisedimet për anëtarësim. Mund t’ju përsëris atë çka kam deklaruar. Në rastin e parë, është hera e vetme deri tani në historinë e shtetit shqiptar, që një politikan dorëzon mandatin e deputetit, jo thjesht imunitetin, për t’u përballur me drejtësinë. Në rastin e dytë, veprimi i ministrit të Brendshëm është gjithashtu një veprim kurajoz, sepse nuk i fshihet as imunitetit politik, që në rastin në fjalë është më i rëndësishëm mbase se çdo lloj imuniteti ligjor, por kërkon hetim deri në fund në institucionet e shtetit të së drejtës dhe agjenci të tjera partnere…

… kjo është politika juaj, por politika e opozitës është që janë këto që sapo përmenda. Ndërkohë që ata thonë se kanë luajtur një rol shumë pozitiv, kanë lobuar në favor të paketës së negociatave. Në optikën tuaj si ju duket veprimi i opozitës të paktën në këto 3 muajt e fundit?

Nëse kjo do të ishte e vërtetë, unë sot do të isha njeriu më i lumtur në Shqipëri, Ju jeni gazetar me eksperiencë dhe e keni ndjekur Parlamentit në tre muajt e fundit. Ka pasur një strategji konstante për të bllokuar nismat, dhe foltoren e punimet e Kuvendit çdo të enjte dhe çdo të enjte është përmendur data 28 dhe ishte vendosur një bast i madh, në mënyrë fatkeqe nga ana e opozitës…

… nëse më lejoni të jap një opinion, as e keni humbur por as nuk e keni fituar, as ju si qeveri e as ata si opozitë…

Po ky nuk është një proces që ka të bëjë me qeverinë dhe e kam thënë disa herë dhe mund ta përsëris përmes valëve të ekranit tuaj. Është verifikuar, në asnjë lloj rrethane nuk ka qenë e lidhur me mbështetje elektorale, ecja përpara në këtë proces. Prandaj është gabim trashanik dhe absurde që të vijohet me të njëjtën politikë të vjetër bllokuese në këtë drejtim. E dyta, ishte po opozita shqiptare, kryetari i PD, Lulzim Basha që deklaroi se Bundestagu ka bllokuar Shqipërinë, dhe i ka dhënë dritën jeshile Maqedonisë. Ndërkohë që Bundestagu miratoi një draft opinion të tre grupimeve parlamentare që përbëjnë shumicën qeverisëse në Gjermani, shumë të ngjashëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe të detajuar. Së dyti, u tha që në Luksemburg do t’i jepet drita jeshile Maqedonisë, por jo për Shqipërinë. Kishte një gëzim qoftë nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha, nuk po e përmend pjesën tjetër të opozitës se nuk e di a ia vlen për të maksimalizuar dhe kohën, por tani nuk jemi në garë se kush e lexon më mirë konkluzionet e Këshillit. Tani duhet të jemi në një proces bashkëpunimi për të trajtuar disa nga këto çështje që mendojmë se i bëjnë mirë jo thjesht qeverisë dhe opozitës po në radhë të parë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Bie fjala përsa i përket rekomandimeve të OSBE ODIHR për zgjedhjet. Vitin tjetër ne do të kemi zgjedhjet lokale. Është shumë e rëndësishme që vjeshta të përdoret me efektivitet të plotë për të trajtuar rekomandimet…

Në fakt do t’ju pyesja çfarë do të ndodhë nga qershori në qershor? Cila është axhenda?

Janë detyra qartësisht të përbashkëta. Kodin zgjedhor nuk e ndryshojmë dot vetë, është si puna e biçikletës që ka dy rrota. Njëra rrotë është e maxhorancës, tjetra rrotë e opozitës. Të biem dakord për terma të përbashkëta apo terma reference në këtë proces? Termat e referencës në këtë proces i ka hartuar OSBEODIHR. Atëherë duhet të përqendrohen të gjitha energjitë për t’i kthyer në dokumente detyrues, ligje apo akte të tjera nënligjore të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Pra, reforma elektorale është njëra…

Dhe kjo kërkon natyrisht, bashkëpunim, mirëkuptim.

Tjetër çfarë duhet të bëjë Shqipëria?

Dy, do të duhet që procesi i vetingut të vijojë dhe të konsolidohet. Në mënyrë që të vijohet dhe të konsolidohet nuk besoj se është investim i mirë të përflitet ky proces, siç ka filluar të përflitet nga ana e Sali Berishës siç ishte rasti për një prokuror që nuk kaloi testin e vetingut. Tre, ka një optikë për të tashmen dhe të ardhmen e Gjykatës Kushtetuese. Njëra optikë është që për shkak të reformës në drejtësi, këtë thotë opozita sot, vendi është pa Gjykatë Kushtetuese. Ka dhe një optikë tjetër sipas të cilës abuzimi me detyrën, mungesa e profesionalizmit dhe korrupsioni kishte penetruar deri dhe tek një institucion shumë të rëndësishëm, ndoshta më i rëndësishëm institucion i të drejtës, siç është Gjykata Kushtetuese dhe ne duhet të marrim masa që së bashku brenda vjeshtës të arrijmë kuorumin në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale. Por jo të vendosim pikëpyetje mbi reformën në drejtësi. E njëjta gjë vlen dhe për Gjykatën e Lartë dhe për të gjitha institucionet të cilat duhet të ngrihen si pasojë e reformës në drejtësi. Flasim për prokurorinë speciale, për Byronë Kombëtare të Hetimit, për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Dhe në një vit kohë ne nuk duhet të diskutojmë më, shpresoj për këtë çështje, por mbase pas një viti një studim i jonë do të jetë tani që përfunduam procesin e vetingut në këto instanca, ku jemi në procesin e vetingut për gjykatën e Apelit, Gjykatën e Faktit, prokuroritë në të gjitha nivelet e kështu me radhë. Sensi logjik…

Çfarë do të bëjmë në Shqipëri ndërkohë?

Ne brenda korrikut do të fillojmë procesin “screening”

Çfarë është ky procesi screening tani?

Ky është procesi më i rëndësishëm deri tek rastet e Serbisë e të Malit të Zi, hapeshin negociatat e më pas fillonte procesi screening dhe pasi mbaronte procesi screening …

Pra do të bëhet një skaner i Shqipërisë?

Absolutisht. Pasi mbaronte fillonin negociatat de facto, pra, vendimi de jure, screening e më pas de facto. Me rastin e Malit të Zi e të Serbisë ndryshoi rrjedha nga vet vendet anëtare të BEsë. Fillimisht vendimi për të shkuar drejt tryezës, screening dhe më pas zyrtarizimi.

A mos duket kjo si “Miti i Sizifit”? Pra po vëmë deri në majë të malit në qershor, ndërkohë që tani ka arritur, është rrokullisur në fund dhe sërish ka ….

…ministri ka një sfidë sfidën më vete dhe duhet të ngjisë majën më të lartë. Sa më shumë ngjitemi aq më shumë ndjen që është e vështirë për t’u ngjitur edhe më lartë në majë.

Ka frikë se mos na kanë zbritur sërish

Nuk ka asnjë lloj zbritje dhe asnjë lloj komisioni.

Komisioni, çfarë duhet të dijë komisioni?

Komisioni përfshihet në këtë proces…

Quhet i mirëqenë rekomandimi që na ka dhënë?

Absolutisht përndryshe komisioni…Jo vetëm quhet i mirëqenë sepse paragrafi i parë i konkluzionit të Këshillit fillon me fjalën që “ Këshilli i ministrave të BEsë i përgjigjet pozitivisht rekomandimit të këtij Komisioni”. Këshilli nuk ka turp t’i përgjigjet edhe negativisht se ka dëgjuar lloj lloj teknologësh politikë që kanë thënë “Joja nuk ka qenë kurrë opsion”. Si ka mundësi që nga 2009 deri në 2018 nuk janë hapur negociatat? Pra, “jo” është gjithmonë opsion për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por këtu ne kemi një “po” me afate e natyrisht me mirëkuptimin që Shqipëria do të vazhdojë të ecë përpara në procesin e reformave. Në qoftë se ne nuk do demonstrojmë rastet e vettingut, në qoftë se ne nuk do demonstrojmë vijueshmërinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, natyrisht që nuk kemi asnjë lloj pretendimi nga ana e BEsë për t’iu përmbajtur premtimeve pozitive të tyre. Pra, është një proces i dyanshëm. Ndërkohë puna teknike do të vijojë me Komisionin.

Në Ballkan është një sindormë që gjithnjë fajin e shikojmë te të tjerët. Kjo është njëra optikë e të parit të vendimit, jo vetëm të këtij vendimi, por e të gjithë procesit të dy shteteve shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës në proceset e integrimit. Cilat janë raportet që kanë me Brukselin? Dhe gjithnjë shqiptarët janë lënë të fundit për shkak të tyre, apo ka edhe një albanofobi?

Albanofobia është një term i shpikur nga Sali Berisha në momentet e vështira të jetës së tij politike, prandaj nuk besoj se do të ishte i këshillueshëm që të përdoret.

Po mirë duket si një lloj double standard, ndryshe me Serbinë e Malin e Zi supozojmë? Ose me Rumaninë dhe Bullgarinë dhjetë vite më parë, ndryshe me Shqipërinë tani?

Mendoj se duhet të shtojmë më shumë dozë realizmi në këtë proces. BE-ja që ka mirëpritur Rumaninë dhe Bullgarinë në gjirin e saj nuk është BEja e sotme. BEja që ka mirëpritur Kroacinë në gjirin e saj nuk është BEja e sotme. Qoftë edhe zhgënjimet që BEja ka nxjerrë nga procesi i zgjerimit janë kthyer në mësime për të që aplikohen për vendet tona. Nuk mendoj që shqiptarët janë të fundit apo që mbesin të fundit në këtë proces, por çështjet të cilat duhen trajtuar nga vendet në këtë proces janë të natyrave të ndryshme. Kur flasim për Kosovën, natyra e çështjeve që duhet të trajtojë Kosova kanë të bëjnë më fitimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të subjektivitetit te aktorët ndërkombëtarë, dhe është kjo arsyeja që procesi i anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian do të jetë më i vështirë se të gjitha vendet e tjera të rajonit sepse edhe pse skeptike ka vende brenda BEsë që nuk e njohin Kosovën si shtet …

Të paktën liberalizimin e vizave…

Dakord. E gjithë kjo panoramë politike reflekton jo vetëm në vendimet që merren për Kosovën, por edhe në “oreksin” për ta trajtuar Kosovën me më shumë dashuri apo më shumë fleksibilitet siç ju me të drejtë sugjeroni. Po kështu, Bosnje – Hercegovina, marrëveshja e Dejtonit e shpëtoi Bosnjën nga copëtimi apo nga gjakderdhja e mëtejshme, por shihet qartë që ndoshta nuk është formula magjike që do t’i siguronte Bosnje – Hercegovinës një ecje të mëtejshme dhe cilësore në të njëjtën kohë edhe në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Mendoj se tek rasti ynë vonesat janë më të pafalshme. Vonesat janë për shkak të mungesës së mirëkuptimit të brendshëm politikë, për të vendosur menjëherë binarët e shtetit që ne duam.

Gjatë takimeve që keni pasur gjatë negociatave 2 – 3 muajt e fundit, a keni folur e diskutuar me homologët tuaj që Shqipëria mund të kontribuojë për të përballuar fluksin e emigrantëve që vijnë kryesisht nga Siria apo Afganistani apo vende të tjera të lindjes?

Ka pasur një tullumbace të fryrë artificialisht për këtë çështje. Diskutime për këtë çështje nuk kanë filluar dy muaj më parë apo tre muaj më parë, as kanë lidhje fare me procesin e negociatave. Diskutimet për këtë çështje kanë filluar tre vite më parë kur shpërtheu kjo pjesë. Janë bërë dhe disa kërkime deri në nivelin e lartë të thirrura nga kancelarja Merkel me Presidentin e Komisionit Junker, me pjesëmarrjen e kryeministrave të vendeve të rajonit dhe disa vendeve anëtare të Këshillit Evropian, në të gjitha nivelet kryeministër, ministër i jashtëm, ministër i brendshëm, Shqipëria ka mbajtur të njëjtin qëndrim që kjo krizë është ë përmasa të paprecedentë dhe ka nevojë për një përgjigje solidare dhe mbarë – evropiane. Kjo do të thotë që çdo përgjigje dhe çdo kontribut duhet të jetë në përputhje me parimin e proporcionalitetit edhe solidaritetit. Pra, në asnjë lloj rasti nuk është thirrur Shqipëria për të kontribuuar e vetme apo nuk është kontaktuar Shqipëria për të kontribuuar e vetme në këtë proces, por si një pjesë e përgjigjes rajonale dhe evropiane.

Ka pasur kërkesë ose ide për ngritjen e ndonjë kampi refugjatësh?

Jo.

Kjo është thënë thjesht që Tirana ka shprehur gatishmërinë për të dhënë edhe ajo kontributin e saj në dhënien ë një zgjidhje?

Ka tre ose katër vite qenë marrim pjesë në të gjitha këto forume. Fillimisht, me lejoni t’iu kujtojmë që ishte rruga që prekte Maqedoninë dhe Serbinë. Më pas, për shkak të mbylljes së kësaj rruge për shkak të një fluksi që po vinte nga Turqia në Greqi, ne gjithashtu po përjetonim një fluks të emigrantëve që vinin kryesisht nga Siria e një pjesë qëndronin në Shqipëri, një pjesë kalonin në Mal të Zi që ngriti edhe shqetësimin e disa qeverive të tjera, kryesisht të Evropës qendrore.

Në të dyja rastet, si tek korridori i Maqedonisë dhe Serbisë që nuk e prekën drejtpërdrejtë Shqipërinë si te korridori i ri Joniano – Adriatik, Shqipëria ka qenë në kontakt të vazhdueshëm qoftë me vendet rreth e qark saj, anëtare apo jo të Bashkimit Evropian, qoftë me vende të tjera që kanë kontribuuar në këtë proces për të dhënë edhe në kontributin tonë në këtë proces, por asnjëherë nuk jemi përfshirë në diskutime për kamp refugjatësh, etj. etj.

Personalisht jam shokuar nga një lloj mentaliteti që mendoja që ishte i tejkaluar që u shpalos gjatë kësaj periudhe. Karikaturimi i refugjatëve të cilët kërkonin t’i shpëtonin konfliktit në shtëpinë e tyre nga politikanë shqiptarë, nga njerëz të medias në Shqipëri, mendoj që ishte një shfaqje e shëmtuar se në thelb ne e dimë më mirë se kushdo tjetër se çfarë është emigranti sepse jemi të detyruar për arsye politike, për arsye ekonomike pa pasur këtë pjesën e krizës së Kosovës dhe së paku minimalisht ne diskutimet publike duhet të demonstrojmë një lartësi tjetër.

Zoti ministër do doja ta vazhdonim bisedën me një dosje jo më pak të rëndësishme që ju keni në tryezë që është ajo e negociatave me fqinjin tonë, Greqinë. Pak ditë më parë ishin në Rodos. Ishin edhe ju apo ishte pjesa e stafit teknik që po bëjnë negociatat e fundit me Greqinë.

Unë kam qenë në Rodos, kam pasur diskutimin e radhës me Ministrin e Jashtëm grek. Ndërkohë që ekipet negociatore janë takuar në Athinë.

Mund të konsiderohen të mbyllura bisedimet?

Jo, bisedimet vazhdojnë. Ka një progres të padiskutueshëm i cili është mbështetur qoftë nga Komisioni Evropian…

Për çfarë është rënë dakord?

Ka një progres për sa i përket paketës së diskutimeve. Në qoftë se doni t’i rikthehemi edhe një herë tjetër, vijon puna në terren për ushtarët grek të rënë gjatë luftës në Shqipëri qoftë frikrat e mëdha që u shpalosën në opinionin publik sipas të cilës do të mbinin vendprehjet e trupave greke kudo në jugun e shqipërisë besoj se u provuan thjeshtë si të pavërteta dhe puna po vijon normalisht në këtë drejtim me ekspert të të dyja palëve. Kemi vulën apostile dhe heqjen e rezervës nga ana e Greqisë që i kursen shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit

Këto janë të arritura prej muajsh, po flasim për dy tre muajt e fundit në lidhje me detin.

Më pyetët cfarë është arritur në parim me pjesë të paketës apo cfarë është arritur vetëm për detin.

Gazetari: Ok për detin,

Ok, se në fakt pyetët cfarë është arritur, për sa i përket pyetjes aktualisht, jemi të fokusuar qoft për sa i përket zonave detare po ashtu edhe dy elementëve të tjerë që kanë lidhje me kufirin tokësor dhe me mirëmbajtjen e piramidave, janë shkëmbyer dhe janë diskutuar detajet e drafteve përkatëse, kemi një dakordësi me palën greke që të treja këto marrëveshje që kanë një lidhje si me pjesën tokësore po ashtu edhe me pjesën detare mundësishtë të kalohen si pjesë të një pakete së bashku. Për sa i përket cështjes së detit se e di që opinioni publik është ndoshta më i interesuari për këtë cështje duke lëmë disi mënjan dy marrëveshjet e tjera, mund tju them që është bërë një progres për sa i përket parimeve mbi bazën e të cilave do të përfundohet kjo marrëveshje, teksti marrëveshjes dhe besoj se kemi hyrë në një proces pakthim pas dhe jemi në fazën e finalizimit të një marrëveshje.

Gazetari: Cfarë përmban teksti pët të cilin është rënë dakord?

E para teksti përmban të gjitha ato parime që janë vënë në dukje nga Gjykata Kushtetuese, e kemi thene që terreni në të cilin operon ekipi negociator nuk ka lidhje me vendimmarrjenb e Gjykatës Kushtetuese, sepse vendimi gjykatës kushtetuese….

Gazetari: E ka pranuar pala greke?

Është detyrues për ne por jo për palën greke, pasi nuk ka një vendim gjykate në greqi që të jetë detyrues për ne, as ne nuk kemi humb një luft me Greqin dhe as Greqia nuk ka humb një luftë me ne në mënyrë që gjykatat e vendeve respektive të kenë fuqi mbi vendin tjetër, nga ana tjetër vendimi gjykatës kushtetuese ofron një “blueprint” e quaj unë të asaj cka nuk duhet bërë por jo se si duhet bërë. Dhe të mos harrojmë që që nga momenti që gjykata kushtetuese e shfuqizoj këtë marrëveshje unë them që vetëm në 2014, sepse nga 2009-2013 nuk është prekur kjo dosje, vetëm në 2014 ne e nxorrëm këtë dosje edhe një herë në tryezë, qoftë për të kuptuar ne më mirë defektet dhe mangësitë tona në procesin e negocimit të parë po ashtu edhe për të shikuar edhe nje herë mundësinë e një rinegocimi të një marrëveshje. Nuk ka qenë e lehtë, duhet fillimisht qëndrimi i qeveris greke për këtë cështje. Trashëgimia që na la qeveria Berisha në këtë drejtim ishte mjaftë problematike duhet thënë dhe fillimisht u ra dakord që të ulemi dhe të shohim mundësinë për një marrëveshje të re. Besoj se të gjitha këto parime që ka vënë në dukje Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj sot për sot janë të reflektuara, jo vetëm në procesin e negocimit por edhe në tekstin që shpresoj se do të jetë një tekst final.

Gazetari: Për të qenë më i drejtëpërdrejtë, kur flasim për skandalin e marrëveshjes detare që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese ajo ishte një e shoqëruar me një hartë të një marrëveshje të re. Cfarë ndryshon kjo hartë, sepse aty marrin fund të gjitha dilemat, gjithë akuzat dhe kundra akuzat?

Zoti Babaramo të jeni të sigurt që marrëveshja e re në momentin që do të finalizohet sepse ende nuk është e finalizuar do të shoqërohet edhe me hartën përkatëse që sqaron kufizimin e zonave detare pra të detit territorial shqiptar dhe detit territorial grek të shtartit apo të shelfit territorial sic quhet ndryshe, dhe të zonës ekskluzive, ne besojmë, e para së nuk kemi hyrë në këtë proces për të marr të njëjtën marrëveshje si ajo e 2009 që është shfuqizuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese. E dyta nuk kemi hyrë në këtë proces për të siguruar një marrëveshje me të dëmshme se 2009. Dhe e treta mendojmë që po shkojmë drejtë një marrëveshje me të mirë më të drejtë dhe cka është më e rëndesishmja që vijoj ta them, drejtë një marrëveshje të zbatueshme nga të dyja palët. Në 2009 nuk ka diskutim, jo se e ka thënë Gjykata Kushtetuese por e thonë të gjithë, me përjashtim të Sali Berishës, që shqiperia nuk morri, nuk siguroj nga ai proces bisedimesh me shqipërinë një marrëveshje të drejtë një marrëveshje të ndershme, kjo është dhe arsyja mbase që ajo marrëveshje nuk u implementua dot kurrë. Por në një proces bisedimesh të dyja palët akomodojnë deri diku shqetësimet e tyre apo tentojnë të akomodojnë shqetësimet që kanë nga e drejta e brendshme dhe precedentët që duhet të vendosin nga marrëveshje të mëtejshme dhe gjithashtu është e rëndësishme që nga procesi i negocimit të dyja palët të lënë tryezën e bisedimeve me shijen e mirë që kanë fituar diçka nga ky proces. Ne mendojmë që jemi drejtë kësaj rruge.

Gazetari: Një nga pikat kryesore të gjykatës kushtetuese ishte që negociatorët shqiptar nuk kishin ndjekur parimin e “Epitestit” pra marrëveshja të ishte e drejtë dhe e ndershme në përcaktimin e kufirit detar. Ka rënë dakord pala greke për parimin e “epitestit”?

…Nuk është parim por është rezultat ajo që ju sapo e thatë pra një zgjidhje e arsyeshme apo parimore për të dyja palët një rezultat i arsyeshëm dhe i kënaqshëm për të dyja palët dhe natyrisht të gjithë elementët e vendimit të Gjykatës Kushtetuese janë pjesë e librit të rregullave që ka shkruar ekipi negociator dhe pjesë gjithashtu e autorizimit që ka lëshuar Presidenti i Republikës edhe unë plotëfuqishmërinë si Ministër i Jashtëm e kam lëshuar në kuadrin e këtij autorizimi të Presidentit të Republikës prandaj mund t’iu them me plotë gojë që të gjitha parimet që ka nënëvizuar Gjykata Kushtetuese janë të trupëzuar në platëformën e ekipit negociator

Z. Ministër, nëqoftëse ka zhvillime të reja të këtyre negociatave që janë bërë në Rodos, Selanik, Tiranë, që kanë bërë ekspertët që keni bërë edhe juve me homologun Kotzias, unë do ju lutesha që kjo intervistë që po bejmë sot mos ngjajë si dy pika uji me një që mund të këni bërë më një që është bërë para një viti apo dy vjetësh. Do të doja të ishim më konkret me atë cfarë është arritur. Një nga temat më të debatuara është edhe statusi i Ishullit të Othonoit. Ky ka të njëjtin status që kishte edhe në marrëveshjen e mëparshme pra që do konsiderohet pjesë e territorit grek dhe andej fillon përllogaritja në drejtim të brigjeve shqiptare.

Gjykata Kushtetuese ka thënë në vendimin e saj që ka qënë gabim dhe me 100% efekte Ishullit të Othonoit në marrëveshjen e 2009, por natyrisht që Gjykata Kushtetuese nuk ka përcaktuar se cka është e drejtë në një proces negociimi dhe nuk ka sesi. Për Othonoin ka një precendet të vendosur në rastin e Greqisë me Italinë dhe më lejoni tju kujtojë që Italia është vetëm jo një vend i G7 por është një vend me marinë dhe me ekonomi detare shumë herë më të zhvilluar se Greqia. E jo më se Shqipëria.

Gazetari: Në fakt nuk i prish punë Othonoi Italisë, Othonoi i prish punë Shqipërisë?

Në momentin që ne do të përfundojmë marrëveshjen me Greqinë do të duhet që do të përfundojmë edhe një marrëveshje tripalëshe Shqipëri-Greqi-Itali për të përcaktuar koordinatat tripalëshe në det që do të jetë një proces gjithashtu jo i lehtë për tu vënë në lëvizje prandaj edhe për sa i përket kësaj cështje që ju pyesni por jo vetëm sepse Gjykata Kushtetuese ka folur edhe për injorimin nga ekipi negociator në 2009 i vijës drejtë-bazë apo i elementëve të tjerë që kanë të bëjnë me vijën delimituese dhe ndërkohë ne e dimë shumë mirë që Shqipëria pavarësisht se ka depozituar që në ‘76 në OKB vijën e drejtë bazë në vitet e qeverisjes Berisha shfuqizoi ligjin e brendshëm që krijonte mundësinë për verifikim e vijës së drejtë-bazë në raport me vijën e mundshme delimituese. Pra të gjitha elementët që ka nënvizuar Gjykata Kushtetuese që nga gabimet proceduriale e deri tek ato substanciale janë lexuar dhe rilexuar disa herë jo vetëm nga grupi i punës por edhe nga ekspertiza e huaj që ne kemi nënvizuar në këtë proces për të shkuar edhe një herë tjetër drejt një marrëveshje që do të jetë e dobishme dhe e drejtë për të dyja palët. Thatë edhe një fjalë shumë i interersante që nuk e di a vjen nga intuita e gazetarit apo dijet në këtë drejtim. Duke qene se është negociatë, ndoshta për një palë një X parim, një gji apo një ishull apo vija e trete bazë mund të ketë më shumë rendësi se për një palë tjetër, në varësi të gjeografisë dhe në varësi të asaj që çfarë precedenti pala në bisedime vendos. Nuk mund të bëhem dot më konkret për të shpalosur këtu para opinionit publik platformën tonë të negocimit.

Gjer sa prej dy vjetësh jeni ulur me Greqinë, me homologun Grek, e keni shpalosur tashmë nuk është më ndonjë sekret që po ruani.

Po për shembull po marrë një rast. Ju thatë që, bie fjala, ju thatë që ishulli Othonoi nuk ka rendësi për Italinë por ka rendësi për Greqinë. E thate kështu apo jo?

Edhe për Shqipërinë?

Edhe për Shqipërinë. Tani unë nuk po hy këtu sa sakte e keni ju kitë opinion por në gjithë këtë proces nga gjithë kjo pune e gjithë këtyre viteve kam kuptuar që shqetësimi i palëve nuk është domosdoshmërish i njëjte për çështje të ndryshme. Bie fjala, Greqia mund të ketë sensibilitet më të madh për ishullin e Othonoit, ne mund te kemi një sensibilitet më të madh për vijën e trete.

Greqia ka thëne, ‘Ne kemi zgjeruar territorin tonë detar’.

Si e ka zgjeruar territorin detar?

Unë citoj, ministra grek, deputet grek të cilët thonë që në e kemi zgjeruar përmes shtrirjes së kufirit detar nga 6 në 12 milje.

E para duhet të kuptojmë logjiken e të drejtës ndërkombëtare. E Drejta Ndërkombëtare i krijon çdo vendi që është pjese e konventës, Greqia, Shqipëria, që të deklaroj me 12 milje nga bregu i saj. Marrim rastin e Shqipërisë dhe Italisë. Kemi deklaruar ne 12 milje, ka deklaruar Italia 12 milje, dhe ka një det të tërë në mes për shkak të gjeografisë dhe për shkak të faktit që nga bregu në breg mos gaboj është diku te 50 e ca milje distanca mes Shqipërisë dhe Italisë. Rasti i Shqipërisë dhe Greqisë, mjafton të shihni hartën, edhe parimi i 12 miljeve që është një parim i vendosur nga Konventa, nuk është një parim që mund të negociohet apo mund të behet pjese e lëshimeve reciproke të palëve, arrihet vetëm ne një pike të caktuar të detit për shkak se gjeografia nuk ta lejon një gjë të tillë.

Po e formuloj pyetjen ndryshe? Çfarë është për ju apo çfarë keni zbatuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse në media shkruhet që…

Më pyete për C1shin apo për një zgjedhje të drejtë apo për një rezultat të drejtë. Unë besoj se ne po shkojmë drejt një rezultati të drejtë që mban në vëmendje të gjithë ato shqetësime që janë nënvizuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ju bashke me sekretarin keni qënë përfaqësues të partisë socialiste…

Unë nuk kam qenë, ka qenë Damian Gjiknuri.

Partia Socialiste ka çuar marrëveshjen e dikurshme në Gjykate Kushtetuese, shoqëruar me një hap me të cilin pretendoni se Shqipëria ka humbur sipas asaj marrëveshje 350 km.

Ky ka qen vërtetimi i një eksperti, nuk ka qene as vendimi i PS, një. Dy, Gjykata Kushtetuese gjithmonë ka folur për akte kushtetutshmërie për këto elemente të cilat unë fola. Dhe në mosrespektimin e parimeve që duhet të respektoheshin njësoj si për ne si për Greqinë. As Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë se sa det, në qofte se duhet përdor gjuhen popullore, është në diskutim apo duhet të jetë në diskutim midis Shqipërisë dhe Greqisë. Tre, ka patur një deklarim kursistet të kryetarit të PDsë sa herë që flitet për këtë çështje, që do të thotë se edhe nëse një km det do të marrë më shumë se marrëveshje e 2009ës ne do të godasim këtë proces. Unë them të bëjmë durim sepse nuk ka përfunduar si proces, prandaj mos prisni që për një proces të papërfunduar të deklaroj…

Tani te pjesa me e diskutueshme tek zona ekskluzive ekonomike. Rezervat e mëdha pretendohet ose të paktën është arritur në konkluzionin të studimet të disa shume kombishtëve energjetikë se në atë zonë ka rezerva gazi, disa miliona kube gazi? Këto rezerva me këto marrëveshje që ju po negocioni, ku janë? E para, përfiton Shqipëria?

Në studimet që janë bere në këtë drejtim, nuk janë bere për aty ku mendohet të jete zona eksplozive ekonomike e të dy vendeve, por studimet janë bere në të gjithë detin Jon ka disa blloqe që konsiderohen si blloqe me potencial për sa përket vendimeve të 9mujorit dhe mund t’ju them me siguri të plote se në baze të këtyre studimeve, në moment që ky proces mund të finalizohet do të shikoni që asnjë projekt i këtyre studimeve të kryera nuk impaktohet nga ajo çka ne presim të jetë marrëveshja e ardhshme. Janë thënë shumë të pavërteta në këtë proces. Janë thënë që ne i kemi falur Greqisë zonën ekskluzive ekonomike. U tha që u kemi falur 1000km2. Tani u tha që kemi shkëmbyer disa shkëmbinj me zonën ekskluzive ekonomike. Janë të gjitha të pavërteta dhe do të verifikohen si të tilla.

Ju e dini se ku është kjo sasi e jashtëzakonshme gazi? Në cilën pjese? Keni informacion?

Nuk kam autoritetit për të folur për sasi të jashtëzakonshme gazi por në grupin e punës është drejtori i AKBNsë që është drejtori i një institucioni që paguhet nga taksat tona për këtë proces dhe ka sjelle dy grupe të punës, jo tani që është pjese e grupit të punës, por që kur kanë nisur diskutimet diplomatike në 2014. Të gjitha studimet kryer nga kompani prestigjioze, studime të cilat i ka në dispozicion si pala Shqiptare ashtu dhe pala Greke, sepse janë bëre studime mbi potencialin që ka deti Jon, nuk janë bërë diskutime meceftas.

Dhe ku janë vendosur këto rezerva?

Janë në blloqe, janë te gjitha në harta. Dhe mund të them që nuk imputohem aspak nga ndarja e pritshme me Greqinë. Mund t’ju them se studimet janë me shume favorizuese për ne, jo se ne kemi ndonjë nderim të veçantë për përsa i përket gjeografisë tonë. Për sa i përket burimeve.

E qartë. Ka zëra në shtyp që juve jeni në fazën e negociatave ‘merre ose lere’.

S’jan zëra në shtyp, janë mashtrime të gjeneratorit të mashtrimeve. Dhe unë gjej rastin të përshëndes nga ekrani Karlo Bolinon meqenëse fitoj një gjyq. Është në ditën e tij me të vështire. E kam pare ne këtë proces, e shoh, nuk ka çfarë ti bej askush. Ai do të ketë atë damke që në fund të ditës e meriton.

Pra është e pavërtetë?

Sigurisht që është e pavërtetë. Diskutimet vijon, ndoshta në një moment të caktuar sepse çdo gjë behet mbi praktikat që imponon ligji Shqiptar. Jam i bindur që ndoshta studiuesit mbas 20 30 viteve kur dokumentet që ne shkëmbejmë në institucionet brenda vendit nuk do të kenë më atë siglën e informacionit të kufizuar apo sekret, do të arrijnë në atë konkluzion që unë mund të them që tani që teksti për shembull, që ka një tekst të dakordesuar, në parim me palën Greke, 80 ose 70% e këtij teksti është kontribut i palës Shqiptare.

Në këtë tekst të darkodesuar, ka momente që prekin historinë e marrëdhënieve Shqiptaro Greke? Atë pjese të marrëdhënieve, që është konfliktuale? Për pjesën e luftës së dytë Botërore dhe asaj që ka pësuar më pas?

Në këtë marrëveshje flasim vetëm për kufizimin e zonave detare. Nuk flasim për pjese te tjera…

Gazetari:…e cila do flasim në momentet e fundit të emisionit por do flasim pak për historinë e detit. Jua u ka dhënë okayin për këtë marrëveshje Presidenti?

Presidenti i Republikës ka lëshuar autorizimin. Mbi bazën e këtij autorizimi unë kam lëshuar plotfuqishmërinë për grupin negociator.

Pra i keni kërkuar autorizim për të firmosur marrëveshjen?

Nuk i kam kërkuar ende autorizim për firmosjen e marrëveshjes, sepse procesi nuk ka përfunduar. Në rast se procesi do të kishte përfunduar, në bazë të ligjit qeveria Shqiptare, në rastin ne fjale, Ministri i Jashtëm, do i kërkonte lëshimin e autorizimit për firmosjen e kësaj marrëveshje. Mbi bazën e këtij autorizimi që do lëshonte Presidenti, do të duhej të lëshoja unë plotfuqishmëri si Ministër i Jashtëm. Por duke qene se kjo është një çështje sensitive, duke qenë se është një çështje që te paktën ka një dekade që diskutohet ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, me ulje ngritjet e saj pas çdo raundi diskutimesh, unë kam firmosur një dokument informues që mund të përkufizohet shumë mirë si pjesë e informacionit të klasifikuar në bazë të ligjeve të Legjislacionit Shqiptarë, për Presidentin e Republikës dhe për kryeministrin. Në momentin që kryeministri dhe Presidenti i Republikës ka kërkuar informacion shtesë, ky informacion është përgatitur dhe jam takuar me Presidentin e Republikës, gjithashtu edhe me kryeministrin për këtë çështje. Është për shkak të sensibliteti që kjo çështje mbërthen.

Presidenti gjatë takimeve që keni pasur a ju ka shprehur shqetësimet që nuk po arrihet marrëveshja?

Më gjeni një intervistë me ju apo ndonjë koleg tjetër ku unë jam referuar bisedave që kam bërë me Presidentin e Republikës apo me ndonjë këshilltar të lartë të shtetit Shqiptar, di të them që klima e bashkëpunimit me Presidentin e Republikës qoftë në nivelin njerëzor qoftë në nivelin ndërinstitucional ka qenë i mirë dhe unë i mbetem besnik asaj që kam thënë që në fillim që ne jemi në ketë proces një grup, fakti që autorizimi lëshohet nga Presidenti i Republikës do të thotë që Presidenti deri në sekondën e fundit do të ketë nevojë për informacione do të ketë nevoje për konsulta…

Mund ta firmosni marrëveshjen pa autorizimin e tij?

Në asnjë lloj rrethane. Ne kemi një ligj të mirë përcaktuar nga pikëpamja e procedurës në këtë drejtim. Ju thashë që logjika është e tillë ne kemi tejkaluar ketë logjik sepse kemi konsidearu që presidenti dhe kryeministri….

…si do ta lejoni?

E kemi diskutuar pala greke na ka dhënë edhe një draft për dekretin e ligjit të luftes dhe një memo shpjeguese që do të pasojnë heqjen e gjithë luftës nga pikëpamja e konsekuencave ligjore, sepse e kam thënë dhe po e rithem në asnjë moment nuk ndihemi të kërcënuar nga Greqia sepse jemi ndër vendet… Por duke qenë se jemi ndër vendet anëtare të NATOs dhe qe kemi një rrugë të gjatë përpara është krejt normale dhe në kuadrin politik dhe psikologjik kjo replik e së kaluarës të shfuqizohet por nëpërmjet dekretit të Presidentit.

Me çfarë efekti do të shoqërohet?

Me efektin që çdo shtetas shqiptar, sepse e kam thënë që ka tre kategori që preken nga ligji i luftës, shtetasit shqiptar që janë të sekuestruar, shteti që mbartë, dhe pakicës greke. Për të tre këto kategori pala greke ka sjelle një memo shpjeguese për hapat që do te marrim. Ka një pronë nëGreqi dhe deri sot nuk i drejtohet dot asnjë instance shtetërore për të marrë ketë pronë si pasojë e këtij dekreti me këtë do të behet e mundur që të kenë të gjithë të drejtën për ta gëzuar pronën.

Po një shtetas Shqiptar me origjinë çamë mund ta përfitoj pronën?

Në qoftë se është në këtë kategori që prek dekreti i kushtetutës absolutisht po. Dekreti nuk është bërë për shtetas shqiptar me origjinë çamë, dekreti i kohës së luftës ka prekur disa subjekte tre janë subjektet që ne kemi identifikuar, janë shtetas shqiptar, është shteti shqiptar dhe shtetas me origjinë greke siç është rasti i pakicës kombëtare që jeton në Shqipëri në qoftë se tek shtetasit shqiptar ka me origjinë çamë do ta përfitojnë. Ne kemi një inventar paraprak por nuk mund të themi që është i plotë ne presim që nga ky proces të kemi një kuptueshmëri.

Po për ata me vendim te Gjykatës së Janinë fundi i viteve ‘40 mos të gabohem pra si do të veprohet?

Në rast se preken nga dekretimi i ligjit te luftës dhe te gjitha pasojat…po flasim për shfuqizimin që do ti bejë Greqia por nuk mjafton vetëm shfuqizimi i dekretit, gjatë bisedimeve me ne ka sjellë një liste të akteve për ti dhënë efekte praktik këtij shfuqizimi.

Po përmendim një që është dënuar tre vjeçar nga Çamëria që quhet Arbush Veliu ai i merr pronat?

Në rastë se prona e tij figuron e sekuestruar më parë në bazë të dekretit të ligjit të luftës e merr.

Mund ta konfirmoni që në muajin korrik vjen Kryeministri Grek në Tiranë për të firmosur gjithë këto marrëveshje?

Afatet janë te rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare por nuk janë çdo gjë, Kryeministrat kanë folur në telefon para dy ditësh dhe Tcipras do të jetë ne samitin e Londrës i ftuar dhe besojë do të jetë një mundësi e mirë për të vijuar kontaktet politike me Kryeministrin Rama e kemi thëne që jemi përgjegjës për të përfunduar fazat e caktuar të këtij procesi por në fund të ditës do të jenë Kryeministrat që vendosin në fund të këtij procesi. Nuk kemi thjeshtë marrëveshje por kemi dhe diskutimin e deklaratës të partneritetit strategjik pres të skicojnë dhe atë dinamik të marrëdhënieve shqiptare…por natyrisht roli i Kryeministrave është i pazëvendësueshëm.

Ju thatë që afate nuk ka por po flasim për…, por Greqia po përjeton një krizë në pragë të zgjedhjeve dhe pritet të vijë e djathta në pushtet e cila nuk është ne favor të marrëveshjeve. Sa do të ndikojë?

Di të themi që kjo është qeveria që i dha një mundësi të qarte çështjes së emrit me fqinjët dhe që shpëtoje Greqinë nga monitorimi afat gjatë që kishte lidhje me krizën e tmerrshme që Greqia përjetoi këtë dekatë në këtë kontekst qeveria Greke ka dekonspiruar një lloj lidershipi që nuk e keni vënë re dhe në ditët në vijim do të hedhim një hap para dhe pse jo te mbyllim këtë dosje.

Në dijeninë tuaj Presidenti ka rënë dakort të jetë pjesë e këtij skenari apo është vullneti i qeverisë?

Presidenti Grek besojë se është në konsultë të vazhdueshme me qeverinë greke e aktorët që ushtrojnë politikën e jashtme siç është rasti dhe për Presidentin Shqiptar sepse kjo është logjika e marrëdhënieve ndërkombëtare që kur ulesh në tryezë qoftë në nivel Ministrash të Jashtëm apo Kryeministrash angazhimet qe marrin ne tavoline i përkthejnë ne vendime konkrete shpreh besimin tim që ky angazhim i Greqisë në tryezë mund të përkthehet në realitet si pjesë e paketës që ne po bisedojmë me palën greke.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne