PATJETËR NË KABUL DUHET TË VALEVITET FLAMURI TURK!

Savash VELIU

Kjo është diçka që e dëshirojnë edhe USA edhe TURQIA. Pse e dëshiron SHBA këtë? Kina dhe Rusia dëshirojnë kontrollin e Avganistanit prandaj SHBA do të preferonte tia lë Turqisë ketë kontroll mbi Afganistanin strategjik sepse me hyrjen e forcave të lartpërmendura do të thotë vdekja e gjeopolitikës amerikane përgjithmonë!

Turqia dëshiron të përfshihet në gjeografinë që Amerikanët e quajnë ‘Kalpgah’, ose porta e Lindjes së Mesme në Afganistan. Është si kerkesa e ideologjisë Turane të Turkistanit të ardhshëm të cilën e ka filluar ta ndërtoj Turqia në zemër të Azisë ashtu për të zënë rrugët tregtare botërore që do të zhvillohen në shtetet e ardhshme aktore si Kina dhe Rusia që patjetër do të kaloj nëpërmes Turqisë dhe prandaj Turqia don të bëhet çelësi i saj Alfa dhe Omega.

Kushti i Turqisë për ta bërë këtë është që Afganistani të bëhet një vend që qëndron në këmbët e veta. Për ta bërë këtë, para së gjithash duhet, organizim i një ushtrie afgane solide, pastaj formim i një kushtetute të qëndrueshme, pastaj formim qeverie sipas kësaj kushtetute të pajtushmërisë Brenda shtetëror. Ky është qëllimi i Turqisë si gjithnjë.

Turqia nuk i injoronë lidhjet historike të përbashkëta me këtë gjeografi turko-afgane. Sepse Afganistani është vendi ku ka lindur dijetari Rumi, është tokë e përjetshme atërore turke.

Aty janë ngritur edhe 6 perandorit turke. Prandaj, këta toka janë e të parëve turke. Turqia duhet të ekzistojë në atë rajon për të parandaluar sfidën që e duan Ruso-Kinezët ‘u bë u kry’!

Është Aeroporti i Kabulit që do të sigurojë këto kushte që Turqia të kontrolloj këtë aeroport strategjik të Azisë Qendrore. Turqia nuk dëshiron të rrezikojë aeroportin Kabul i cili do të jetë shumë efektiv për të ardhmen e Afganistanit i cili nuk duhet të hyjë nën kontrollin e një numri forcash të huaja gllabëruese.

Afganët i besojnë popullit turk dhe shohin si vëllezër. Ata e dinë shumë mirë se turqitë janë i vetmi vend që vjen për miqësi në Avganistan që e ka dëshmuar për 20 vite me missionin e NATO’s dhe ka fituar besueshmërin e shumicës afgane përpos ca grupimeve rebele mercenare të parapaguara nga fuqitë e mëdha.

Turqia është vendi i vetëm në Afganistan që ka shansin të jetojë paqësisht sepse populli afgan i do ato pamasë dhe janë alternativa e vetme të mbijetoj Avganistani si shtet prej gllabërimit ruso-kinez. Edhe SHBA-të duan që Turqia të tregojë prezencë sepse edhe ata e shohin këtë të vërtetë katastrofale. Afganët janë i vetmi popull kur shohin flamurin turk gjatë detyrës së NATO-s qëndrojnë në përshëndetje gaditu derisa kjo me vendet e tjera nuk ndodh.

Duket shumë domethënëse dhe shumë e vërtetë që Pakistani dhe Hungaria janë përfshirë në këtë process paqësor të cilën e preferon të udhëheq Turqia sëbashku me këta dy shtete vëllezërore. Afganistani, Pakistani dhe Turqia nisën samite treshe në vitin 2007 dhe mbahej çdo vit pa ndërprerje. Në këtë çështje janë hedhur hapa të rëndësishëm në çështjet gjeopolitike dhe gjeostrategjike afatgjate.

Është vendimtare që këto tri shtete të kenë një vullnet të përbashkët në terren dhe një zhvillim që do të ndryshojë ekuilibrin në rajonin tejet të rëndësishëm si rruga qendrore e botës së re ose rirenditjes botërore bipolare. Turqia në këtë process delikat dhe vendimtare shqyrton mundësit përkrah Pakistanit dhe Hungarisë besnike të përshihet edhe Shqipëria me strukturat e saja ushtarake si mission shumë palëshe të krahut jugor të NATOs duke ia besuar këtë mission jetik vëllezërve shqiptar dhe hungarezo-pakistanez nën ombrellën turke duke mbyllur rrugën ajrore të kabullit për aterim të forcave ruse dhe ato kineze në aroportin e kabulit me qindra e ndoshta me mijëra forca ushtarake të rusisë dhe ndoshta miliona ushtarëve kinez të pushtojnë Avganistanin sepse forcat qeveritare dhe ato talibane nuk kanë as forca ajrore dhe  as armë kunërajrore ti kundërpërgjigjen nji invazioni të tillë. Këtë nuk e do as SHBA e as Turqia, prandaj Amerika duhet të zgjedh mes të mirës në këtë rast Turqinë dhe më të keqes më të madhe Rusisë që është në pusi dhe Kinës e cila më është edhe Brenda radhëve të talibanëve. Beteja për Kabull do të jet si beteja e zbarkimit të perendimit në Normandi!

Dhe një historik të shkurtër për atë se si janë reshtuar ballancet e forcave në terrenin e luftësnë Avganistan mes forcave qeveritare dhe ato talibane. Talibanët në Avganistan janë forca militante të ndara në tre fraksione kryesore dhe pjesërisht të kontrolluara nga Pakistanezët 40%, pala e dytë nga Amerikanët dhe e treta fraksioni i formuar nga ish talibanët amerikan por tani të parapaguara nga Kinezët me miliarda dollar të rrënda të luftojnë kundër amerikanëve që u bënë edhe shkaktar që SHBA të humbiste luftën në Avganistan pas 20 viteve duke u tërhequr nën preteksin se në Avganistan politikisht kemi dështuar. Kjo tregon se në horizontin e largët në dukje është një Luftë e Madhe mes forcave të boshtit supremativ që duan të dominojmë rrugët e ardhshëm më strategjike të globit!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne