Shqiperia

PD kërkon largimin e kryebashkiakut të Fushë Arrëzit, iu arrestua vëllai për trafik drōge

Vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë Arrëzit, Fran Tuci, përfaqësues i Partisë Socialiste është arrestuar me akuzën për kultivim dhe trafik drōge.

Dega e Partisë Demokratike në Pukë, në një njoftim shpërndarë për mediat, thotë se ky lajm tregon që “PS dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krímin, trafiqet” ndaj i bën thirrje kryebashkiakut të japë dorëheqjen.

Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emër të të gjitha strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj banorëve të kësaj zone.

Qytetarët e Bashkisë Fushë-Arrëz e presin një akt të tillë nga kryetari i tyre. Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet “peng” nga rilindja e kríminalizuar – thuhet në deklaratë./Tpz

OPINIONE

INTERVISTA