“Pedonalen e Tiranës e bëri Basha”: Ish-ministri Ylli Pango: Mos na vidhni punën!

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar sot me anë të një dokumenti nismën e Erion Veliajt për të shkatërruar pedonalen e Tiranës për ta shndërruar në një rrugë makinash që u shërben kullave që do të ndërtojë firma Fusha.

Por si demokrate e vërtetë ajo nuk ka nguruar të thotë se ajo është ndërtuar gjatë kohës kur bashkinë e drejtonte Basha.

“…me fondet e Bashkimit Europian, si nje projekt i bashkise se Lulzim Bashes me rreth 2 milion euro investim dhe u inagurua nga ambasadori i BE i kohes Ettore Sequi dhe nga kryebashkiaku Basha . Nderkohe zgjedhja per ta shnderruar ne pedonale nuk ishte e rastesishme por lidhet me rrenonjat e kalase se Tiranes, edhe me objekte me vlere te trashegimise kulturore, te cilat nese do hapej rruge makinash do ishin ne rrezik” – shkruan Zhupa. Por këtë shtrembërim të historisë nuk e ka duruar dot Ylli Pango ish-ministër i Kulturës i Berishës.

“Po thuhet nga zedhenesja e PD se pedonalen e ka bere Lulzim Basha. Jam i sigurt qe zoti Basha as qe pretendon se e ka bere kete pune se nuk ishte kryetar bashkie kur u be projekti dhe na u dha fondi nga BE. Ja e verteta: “Zonjusha Zhupa. Fondin e BE e mori Ministria e Kultures e cila beri dhe projektin e pedonales. Kur u be projekti dhe u mor fondi, kryetar bashkie ishte Edi Rama dhe jo Lulzim Basha.

Une isha minister i Kultures. Pedonalen e Tiranes, nuk e bera une, por stafi im i Ministrisë ku beja pjese dhe une si Minister. Edhe aplikimin dhe marrjen e fondit. Ju lutem. Une nuk pres ndonje levdate as shperblim por te respektojme te verteten… Ju lutem mos pervehtesoni punen e nje stafi te tere. I KA KRYER MINISTRIA e KULTURES te gjitha keto pune te mira e te tjera nga 2007-2009. Ju lutem na shani, na dërrmoni, na injoroni. PUNEN mos e pervehtesoni”! – ka shkruar Pango në Facebook.

Burimi: Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne