Pentagoni fillon tërheqjen e trupave amerikane nga Siria

Pentagoni amerikan njoftoi sot se ka filluar procesin e kthimit të trupave amerikane nga Siria, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë filluar tranzicionin në fazën e ardhshme të fushatës.

“Koalicioni ka çliruar territorin e mbajtur nga Shteti Islamik, por fushata kundër kësaj organizate nuk ka përfunduar”, tha sot zëdhënësja e Pentagonit, Dana White.

Në luftimet në Siri ishin përfshirë shumë ushtri botërore, si SHBA-të dhe Turqia, që luftonin SISI-in dhe përkrahnin rebelët, Rusia dhe Irani që ishin dhe vazhdojnë të jenë aleate e regjimit sirian.

Ndërsa brenda territorit mes vete luftonin trupat qeveritare, rebelët që konsiderohen krahu properëndimor dhe i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Që nga fillimi i luftimeve, deri më tani në Siri janë vrarë më shumë se 300 mijë persona.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne