Pentagoni mohon të ketë synuar Greqinë si zëvendësim për Inxhirlikun

Departamenti i Mbrojtjes të martën mohoi komentet e një senatori i cili sugjeroi se SHBA po ndërtonte kapacitetet e saj në një ishull grek si zëvendësim të pranisë së saj në bazën ajrore turke.

Zëdhënësi i Pentagonit, nënkoloneli Thomas Campbell tha për AA se SHBA “nuk ka plane për t’i dhënë fund pranisë së saj në bazën ajrore Inxhirlik”, pasi senatori Ron John kishte deklaruar për gazetën “Washington Examiner” se SHBA po kërkon të rrisë praninë e saj në bazën detare në Kretë si alternativë.

“SHBA-të kanë operuar në Bazën Ajrore Inxhirlik për dekada me ftesë të qeverisë turke dhe prania jonë e vazhdueshme atje demonstron marrëdhëniet e vazhdueshme dhe të forta midis SHBA-së dhe aleates sonë të NATO-s, Turqisë”, tha Campbell në një shkëmbim e-maili./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne