Pentagoni vendos ndalimin e dorëzimit të avionëve F-35 për Turqinë

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve (Pentagon) njoftoi se ka ndaluar dërgesat në lidhje me avionët dhe aktivitetet përgatitore për dy avionët F-35 të planifikuar për t’u dërguar në Turqi në nëntor, transmeton Anadolu Agency,

Zëdhënësi i Pentagonit, Charles E. Summers, në lidhje me çështjen ka bërë të ditur se kanë hedhur një hap të ri në lidhje me çështjen e programit të F-35 ku edhe Turqia është partnere.

“SHBA, është treguar e qartë se blerja e sistemit S-400 nga Turqia është e papranueshme. Për këtë arsye, Departamenti i Mbrojtjes mori hapat e nevojshëm në drejtim të masave për planifikimin e programit dhe fleksibilitetit të zinxhirit të furnizimit F-35. Aktualisht po punohet për furnizimin nga burime dytësore të pjesëve të prodhuara nga Truqia”, ka thënë Summers.

“Është për keqardhje që Turqia përballet me një situatë të tillë në programin e F-35”, tha Summers duke shtuar se “Departamenti ka hedhur këtë hap me qëllimin si masë për të mbrojtur investimet e përbashkëta të bëra në prodhimin e teknologjisë tonë kritike”.

“Dialogu ynë në këtë çështje të rëndësishme me Turqinë vazhdon. Por, SHBA ka pezulluar aktivitetet dhe dorëzimet në lidhje me aftësitë operacionale F-35 të Turqisë, derisa ajo të heqë dorë nga marrja e S-400. Nëse Turqia blen S-400 rrezikon pjesëmarrjen në programin e F-35”, thekson Summers.

Javën e kaluar në Senatin e SHBA-ve u paraqit projektligji i cili parashikon ndalimin e transferimit të avionëve luftarakë F-35 për Turqinë me arsyetimin se Turqia ka blerë sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia.

Turqia në qershor të vitit të kaluar mori pronësinë e dy avionëve F-35. Aktualisht avionët ndodhen në bazën ajrore Luke në Arizona të SHBA-ve dhe ishte planifikuar të dërgoheshin në Turqi në nëntor. Ndërsa edhe në javët e ardhshme pritet që nga Turqia të merret pronësia për dy avionët tjerë F-35.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne