Për tu përballur me referendumin për ndarjen e Kurdistanit nga Iraku: Turqia dhe Iraku formojnë komitetin e krizës

Burimet e informuara kanë raportuar se Turqia dhe Iraku për tu përballur me referendumin e Kurdistanit, kanë formuar komitetin e krizës.

Gazeta “Ra’jul-Jeum” në një raport të saj ka shkruar se kriza e referendumit në Kurdistanin e Irakut është bërë shkak që Ankaraja dhe Bagdadi të bien dakord për formimin e komitetit të krizës në këtë fushë. Sipas këtij burimi, ky komitet në mënyrë të vazhdueshme do të mbaj mbledhje dhe do të bisedojë në lidhje me marrjen e vendimeve për parandalimin e këtij referendumi. Burimet e informuara kanë thënë për “Ra’jul-Jeum” se një delegacion përfaqësuesve të Ankarasë dhe Bagdadit përbëjnë anëtarët e këtij komitetit të krizës dhe ky veprim është bërë në kuadër të deklaratave të mëparshme të Binali Jëlldërëm, kryeministrit të Turqisë, i cili ka thënë se në përgjigje ndaj referendumit të Kurdistanit, Turqia, Irani dhe Irakut dhe vendet e tjera do të bashkëpunojnë mes vete. Kryeministri i Turqisë ka shtuar se ushtria e Turqisë është ushtria e dytë më e madhe në NATO dhe referendumi në Kurdistanin e Irakut rrezikon sigurinë e Turqisë dhe bëhet shkak që Ankaraja të marrë masa përkatëse për sanksionimin e Kurdistanit të Irakut. Turqia gjatë disa viteve të kaluara ka qenë korridori më i rëndësishëm i Kurdistanit të Irakut drejt tregjeve ndërkombëtare./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne