Nga Alban Gorishti
Mrekullia tek instikti..
Vitaliteti i nje shoqërie, nje populli varet edhe nga filozofia që ajo shoqëri ka për jetën dhe vdekjen, nëse një shoqeri ka per baze mendimin se njeriu është ne thelb qënie “shtazore “ dhe se “stergjyshet” e vet i ka primitiv atëherë nuk ka sesi kjo shoqeri të ketë vitalitet mendor, human. Ndersa në të kundërtën e saj është proklamimi Kuranor per krijimin hyjnor të njeriut siç thotë Zoti “… dhe kur une ta formesoj dhe ti fryjë shpirtin atëherë ju (ëngjëjt) bijini atij ne sexhde” , pra ketu Zoti na tregon se një arsye thelbësore për vleresimin e kësaj krijese ka ndodhur vetëm pasi i është fryrë shpirti dhe jo para këtij akti . Pasi vitaliteti i një shoqërie realizohet me sasinë e meditimit shpirtëror të saj. Ky vlerësim pra ndodhi pikerisht me njeriun vetëm pasi iu fry shpirti trupit të tij. Dhe nuk tha peruljuni trupit, thejsht materies së tij edhe pse ato siç dihet u krijuan para shpirtit .
Mendja e shëndeteshme kurrsesi nuk mundet ta shkëmbejë psh, një çakmak me një makinë, keshtu pra engjëjt e kuptuan rëndesine e kësaj “ndertese” e cila quhet njeri vetem pasi ju fry shpirti. Ndërsa literatura ateiste nuk e kupton se vlera e materies nuk do të matej dot pa vlerën e shpirtit brenda saj siç vlera e mendjes nuk krahasohet me mungësen e saj ashtu edhe nje çakmak llogjikisht nuk mundet kurrsesi të shkëmbehet me nje makinë.
Kurani fton njerezinë që të gjykojë për të vërtetat, e sidomos të vërtetën me të madhe atë reth Krijuesit, i pandikuar nga ndjenjat, mendimet, euforitë e përgjithshme të atyre që e rrethojnë në çfarëdo lloj gjendje qoftë. Per këtë Zoti thotë : “Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të Zotit të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhamedi) nuk është i marrë”. Sebe 46
Mendimi siç është thënë është, dera e njohjes së mendjes, e cila beson në Zotin Zot.Pikërisht ajo që synon Islami është qe nëpërmjet procesit të të menduarit në menyrë të orjentuar, synohet të forcohet në zemër e vërteta e proklamuar nga tekstet fetare.
Njeriu është e vetmja “kafshë” tek e cila lindin instiktet (foshnja di ta nuhasë gjoksin e nënës së vet, di të qajë apo qeshë kur do dicka) nderkohe që ketij instinkti me rritjen i shtohet edhe arsyeja por përseri nuk e humbet këtë instikt (frymezim), pavarsisht moshës. Kush e vendosi tek njeriu kete vlere të shtuar, intelektin? Dhe perse vetem tek njeriu? Morris besonte se Zoti kishte ngulitur në çdo mendje njerëzore ‘një dashuri të përgjithshme instiktive për natyrën’ përmes së cilës të rinjtë dhe të moshuarit mund të shijonin pamjet e bukura në të cilat Krijuesi dashamirës shfaq një mençuri të jashtzakonshme të dhuntisë së Plotfuqishme të Tij’.
Sa më shumë pasurohet intelekti i njeriut aq më tepër zhvillohet tek ai aftesia per ti ndjerë (instiktive) gjërat më drejt, biles ka njerez të cilët nëpërmjet inspirimit, që është pikerisht pasojë e dlirësisë së shpirtit, kanë patur mundesi të frymezohen për ndodhi, rreziqe që mund të ndodhin në të ardhmen apo të tashmen. Dashuria është pikerisht nje ndjenje e zhvilluar në mënyrë të mahniteshme tek njeriu por tek asnje organizem tjetër, aq sa kemi parë shpesh sesi nëna ka reaguar në një moment vendimtar për jetën e foshnjes e shtyrë nga një ndjeshmëri e pashpjegueshme racionalisht. Zoti na e përshkruan këtë realitet për nënën adoptive të Musait (gruan e Faraonit) ku thotë : “E gruaja e faraonit tha: “Shpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e mbytni atë, ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta adoptojmë si fëmijë”. Kasas.
Kjo ndjenjë, frymëzim që ajo pati, materialisht ndoshta nuk i solli ndonjë fitim , por pasi ajo e vuante shumë mangësinë shpirtërore në mesin e lluksit faraonik padyshim që më pas përfitoi shpirterisht më shumë me hyrjen e saj në besimin e Musait (nëse është i saktë mendimi që ishte pikërisht ajo gruaja e faraonit e përshkruar në Kuran), besim i cili e zgjoi shpirtin e saj të shtypur tashmë prej dhunes në besimin e masës tek Faraoni zot. Prandaj ajo dëshmoi pikerisht të kunderten e asaj që pohojnë Darvinistët se njeriu është qenie tërësisht materiale (pa shpirt) pasi nëse do të ishte kështu përse vallë duhet të ndjente nevojë të kenaqej me diçka e cila nuk kishte të bente me anen materiale (anë tek e cila ishte mbështetur filozofia “faraoniste”), por tërësisht me atë shpirtëtore. Zoti thotë per të : “E atyre që besuan, Zoti ua solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: “Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!” Tahrim
“Njeriu i pafe, si një anije pa vela e pa timon që e ka zënë furtuna në një natë mjaft të errët, llokoçitet mes dallgëzimeve të tmerrshme të këtij oqeani ngjarjesh dhe, më në fund, pa arritur dot në bregun e shpëtimit, përplaset në një shkëmb të tmerrshëm dhe bëhet copë-copë! Në çastin kur feja ikën, në sytë e njeriut vihen syze të zeza. Në vështrimin e njeriut, bota bëhet një errësirë ngatërresash e kokëçarjesh dhe ai fillon ta shohë sterrë të zezë tërë ekzistencën. Horizontet ngushtohen çast pas çasti për ta zënë në grykë si një rreth i zjarrtë. Zemra largohet nga të gjitha llojet e vetive njerëzore.”
Miku /mikja ime ateiste argumentin me të madh per ekzistencen e një Krijuesi madheshtor e ke pikërisht tek fakti sesi këtë reze drite që quhet frymezim i cili i mbush zemrat, ti (si njeri) je e vetmja qënie që mundet ta sjellesh në jete nëpermjet veprave të ndryshme por mbi të gjitha nëpërmjet fjaleve, aq sa të gjitheve na ka rastisur të na thonë : “E ke thënë me fjalë ate që me gëlonte në zemër”. Keshtu pra dashuria si instik është fenomeni më i pashpjegueshëm i cili përkthehet nëpërmjet intelektit tone aktiv, per shembull zjarrfikësi edhe pse zjarri e rrezikon ai e di, e ndjen, është i bindur se në filan dhomë të perfshirë nga flakët është dikush në rrezik ashtu qe kur shkon atije e gjen atë person të mbuluar nga tymi dhe më pas i shpëton jeten.
Më thuaj miku/mikja ime ateiste nëse kjo zemer, ky shpirt do të ishte mbushur me urrejtje, zbrazëtirë , mosbesim a do të pushtohej vallë zemra e tij nga ky frymëzim altruist???