Përdhunoi gruan e divorcuar, arrestohet 48-vjeçari nga Kuçova

Një 48-vjeçar ka hyrë me forcë në banesën e një të reje pasi ka kërcënuar e ka përdhunuar. 48 vjeçari mësohet se ka përndjekur të renë për disa javë me radhë derisa hyri në mënyrë befasishme në banesën e saj. Menjëherë pas këtij veprimi e reja 31-vjeçare ka denoncuar në komisariatin policisë Ura Vajgurore.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë ndalimi i shtetasit: Lorenc Canko, 48 vjeç, banues në Kuçovë. Ku sipas burimeve policore, ndalimi i tij u bë pasi në banesën e 31-vjeçares me anën të presionit dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

31-vjeçarja mësohet se ka qenë e divorcuar ndërsa banonte në banesën e saj në fshatin Tapinë rrethin e Kuçovës. Mësohet se ky person e ka përndjekur të renë duke bërë presion psikologjik në celular ndërsa natën e mbrëmshme mësohet se ka hyrë në banesë me forcë nën presionin e dhunës ka abuzuar seksualisht me të.

E reja mësohet të ketë kërkuar edhe më parë urdhër mbrojtjeje por kjo nuk e ka ndalur agresorin të sulmojë dhe të përfundojë atë çfarë ai kishte nisur ndaj saj.

48-jeçari pas denoncimit është vënë në pranga ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ‘’Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’’./TCH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne