Opinion

Perdorimi i llogjikes matematikore per ti dhene shpjegim prapambetjes se shoqeris shqiptare

Nga Fabjan Ceka.

Per te kuptuar se perse niveli zhvillimor i shoqerise shqiptare eshte ky qe eshte, se perse politika shqiptare nuk mund te bej dot me shume se ç’ben, se perse shqiptaret nuk duhet te ken shpresa infantile tek klasa politike e vendit dhe tek vet shoqeria shqiptare, qe besohet se do te sjelli ate zhvillim te shumpritur qe shqiptaret presin pa ndonje arsye objektive dhe racionale, duhet ta analizojme sistemin shqiptar si nje problem matematikor duke perdorur llogjiken matematikore, pasi vetem duke perdorur racionalitetin mund te arrim te kuptojme arsyet e gjendjes ne te cilen ndodhet shoqeria shqiptare. Te gjithe, ose po thuajse te gjithe shqiptaret, ia vejne fajin per gjendjen ne te cilen ndodhet Shqiperia, klases politike shqiptare. Jo se ky fakt nuk ka nje arsye llogjike pas tij, por eshte nje kendveshtrim nje-dimesional i problemit, dhe nuk na mundeson te shofim sistemin shqiptar ne teresi. Klasa politike e vendit eshte pjese perberese e shqoqerise shqiptare dhe nuk mund te jete as me shume e as me pak se ç’eshte mesatarja zhvillimore e shoqerise shqiptare. Duhet te shofim te gjitha fushat qe jane pjese perberese te nje shoqerie, ne fillim te çdo fushe, dhe ne fund duhet bere mesatarja e mesatareve ne menyre qe te kemi nje njesi matese qe do te na tregoj se ne ç’nivel zhvillimor eshte shoqeria shqiptare ne teresi.

Shoqerite kane shume dimensione: dimensionin artistik, ekonomik, infrastrukturor, sportiv, bujqesor, politik, shkencor, ushtarak, filozofik, akademik, etj. Ne kete artikull do te marre vetem si shembull disa nga keto dimensione ne menyre qe te kuptohet sa me qart qellimi i ketij shkrimi, pasi per ti pare dhe analizuar ne menyre te detajuar te gjitha dimensionet perberese te shoqerise shqiptare, do duheshe nje doktorature e tere dhe shume vite pune kerkimore.

Per te kuptuar se sa eshte gjatesia e nje populli, maten aq banor te popullsise perkatese sa te jete e mjaftueshme per te arritur ne myre shkencore ne nje mesatare. Nuk ka nevoj te maten te gjithe banoret e nje popullsie per te bere nje mesatare te atij vendi. Neqoftese mesatarja ne Shqiperi per meshkujt eshte 174.0 cm dhe per femrat 161.8 cm, kjo do te thote se pjesa me e madhe e shqiptareve ka nje gjatesi qe vertitet rreth ketyre dy mesatareve. Mund te ket meshkuj qe jane te gjate dy 200.0 cm dhe femra qe jane 180.0 cm, por keto jane shume te rralle ne Shqiperi, pra nuk mund te marrim si shembull te mashkullit shqiptar, nje mashkull 200.0 cm te gjate  apo nje femer 180.0 cm te gjate, keto jane perjashtime. Duke perdorur po te njejtin parim ne mund te analizojme te gjitha dimensionet e shoqerise shqiptare.

Shqiptaret nuk jane nje popull qe shquhen per nivel te lart artistik, perkundrazi arti shqiptar eshte nje art medioker, banal dhe qesharak. Arti nuk mund te jete kurre medioker ose mesatar. Arti eshte gjithmon ekstremist, nuk pranon kompromise, godet gjithmon nervin e problemit te nje shoqerie, dhe merret vetem me te verteten. Ne art tentohet gjithmone te arriet maksimalja. Ne historine e artit boteror, Shqiperia nuk figuron fare, pra shqiptaret nuk i kane dhene asnje kontribut artit boteror, gje qe e skualifikon menjehere dimensionin artistik te sistemit shqiptar te cilin jemi duke e analizuar ne kete shkrim. Nese do ti jepnim vlera numerike nga 1shi deri tek 10ta fushave te ndryshme te shoqerise shqiptare ne menyre qe te bejme nje mesatare perfundimtare per te arritur ne nje rezultat konkret per kete shkrim, dimensionit artistik shqiptar do ti jepnim noten 1, pasi arti shqiptar nuk i ka dhene asnje kontribut historise se artit boteror. Tashme duke e ditur se arti shqiptar vlen 1, pra niveli me i ulet qe mund te arriet, ne mund te bejme matje dhe vleresime konkrete persa i perket prodhimeve artistike shqiptare, duke filluar qe nga arti bashkohor dhe deri tek arti konsumist, do te shohim se arti shqiptar nuk e kalon vleren e 1shit. Ne shume shkrime te miat jam marre me artin shqiptar, sidomos me kinematografine, ku kam analizuar ne pergjithesi fotografine e filmave post-socialist, per ti krahasuar me ato te realizmit socialist. Verehet fare qarte niveli i ulet artistik i filmave post-socialist, ku shpeshehere arriet ne kufijt e groteskes persa i perket menyres se si paraqitet shoqeria shqiptare ne keto filma. Ne keto filma mungon komplet fotografia, regjia eshte shume e dobet, skenari po ashtu, dhe recitimi eshte amatoresk. Ne pergjithesi, keto filma jane amatoresk. Jo vetem kinematografia shqiptare eshte shume e dobet dhe jo artistike, por te gjitha fushat e artit ne Shqiperi jane mediokre. Muzika, qofte ajo klasike, moderne, apo komerciale, nuk arrin kurre te kape nivele ku ajo mund te sjell risi ne artin boteror, ne menyre qe te jete pjese perberese e saj. E kam fjalen per muziken bashkohore dhe moderne, pasi muzika komerciale nuk ka vlera artistike ne vetvete, por qofte edhe persa i perket muzikes komerciale, prodhimet shqiptare jane mediokre. Per te sjell risi dhe ide te reja ne art, duhet te synohet gjithmon maksimalja e asaj qe mund te prodhoj intelekti njerezor, dhe jo te kiet si qellim vepra reaksionare. Arti shqiptar eshte nje art reaksionar.

Siç e thashe edhe me shembullin e gjatesise mesatare, ne kete nivel medioker te artit shqiptar, nuk do te thote qe te mos ket tek-tuk artist te mire qe kane punime artistike cilesore, por ajo qe e ben dallimin eshte mesatarja artistike e nje shoqerie, dhe jo raste te izoluara, pra nuk mund te merret si shembull per te treguar zhvillimin artistik te nje vendi vetem nje artist. Ne çdo prodhim qe ka lidhje me artin, shqiptaret nuk mund te kalojne nivelin medioker, pasi vete mesatarja e artit shqiptar eshte e tille. Nuk mund ti shpetohet ligjit te statistikave.

Po te shohim edhe dimensionet e tjera te shoqerise shqiptare, ato jane teresisht mediokre. Ne sport niveli eshte medioker. Futbolli, e kam fjalen per futbollin qe luhet ne Shqiperi, pasi na interesojn vetem gjera qe prodhohen ne Shqiperi, kombetarja shqiptare perbehet me se shumti nga futbollist qe jane pjese e nje mesatareje qe eshte rezultat i nje infrastrukture te huaj, gje qe nuk ka fare lidhje me mesataren qe prodhojne infrastrukturat e shoqerise shqiptare,  niveli eshte teresisht medioker. Skuadrat shqiptare nuk arrijne kurre te jene te suksesshme ne kupat e Europes, ato nuk arrijne asnjehere te kalojne fazen eliminatore te grupeve, pra edhe ne futboll, ashtu siç edhe ne art, shoqeria shqiptare nuk ka dhene asnje kontribut futbollit boteror. Ky fakt, perderisa kontributi i futbollit shqiptar ne bote eshte inegzistent, na detyron qe edhe ne kete rast ti japim vleran numerike 1.
Ne sport, shqiptaret, kane rezultate te mira ne ato sporte ku nuk ka nevoj fare per infrastruktur, siç eshte rasti i peshengritjes. Nje person mund te lindi me nje fuqi anormale, gati te mbinatyrshme, fuqia eshte e lindur dhe jo e fituar. Ne kete rast, personi nuk ka as nevoj te ushqehet me nje ushqim cilesor, madje ai mund te stervitet ne rruge. Ka vetem nevoj per nje shtang. Ne rastin e peshengritjes, shqiptaret kane rezultate te mira, pikerisht aty ku nuk ka nevoj te ndertohet nje infrastruktur e caktuar. Te ndertosh nje infrastruktur cilesore, ku te zhvillohet nje shoqeri e emancipuar, do shume pune dhe kohe. Ne socializem, shoqeria shqiptare u zhvillua shume, pikerisht per faktin se per here te pare ne historine shqiptare, u fut sistemi modern i punes, duke ndertuar infrastruktura cilesore, te cilat e dhane rezultatin e tyre ne industri, arsim, art, kinematografi, emancipimi shoqeror si ai i gruas, bujqesi, blegtori, shendetesi, etj. Duke permbysur sistemin socialist, dhe duke djegur dhe shkaterruar infrastrukturat qe u ndertuan ne socializem,  shqiptaret e treguan veten se jane nje shoqeri anti-infrastrukturore e cila nuk e do dhe nuk e vlereson punen ne grup ne veçanti dhe punen ne pergjithesi. Ky shkaterrim infrastrukturor qe ndodhi kur ndryshuan sistemet, verteton tezen e ketij shkrimi, i cili do te tregoj se mesatarja ne te gjitha dimensionet e shoqerise shqiptare eshte shume e ulet. Fakti qe ne socializem u rrit mesatarja zhvillimore e shoqerise shqiptare ishte diçka qe, ne te vertet, nuk i perkiste mesatares te sistemit shqiptar, tranzicioni kapitalist e vertetoj nje gje te tille. Vete shqiptaret, me deshiren e tyre, ne menyre te pavetedijshme e pranuan nivelin zhvillimor te cilit i perkasin.

Duke perdorur kete mekanizem analitik edhe me sporte te tjera siç eshte atletika, do te shohim se atletika ne Shqiperi pothuajse nuk egziston. Sa here qe atletet shqiptar marrin pjese ne Lojerat Olimpike, ata jane thjeshte figurant, te cilet i nevojiten kompeticionit olimpik sa per ti treguar botes se egziston edhe Shqiperia. Ne nje fare kuptimi, pjesemarrja e tyre eshte thjesht simbolike. Rezultatet e sportisteve shqiptar ne Lojerat Olimpike jane shume te dobeta. Ata renditen gjithmone te fundit. Ne atletik duhet nje infrastruktur shume e zhvilluar ne menyre qe ti lejoj sportisteve mundesin per tu stervitur ne kushte optimale. Duke qene se zhvillimi infrastrukturor arriet kur nje shumesi njerezish bashkohet per nje qellim dhe ideal te perbashket, qe shkon pertej interesave personale, per te sjellur emancipim dhe progres ne shoqeri, shqiptaret nuk besojne tek puna kolektive. Ata besojne se zhvillimin ne Shqiperi do ta sjelli Amerika dhe BE-ja. Duke qene se rezultatet e atletikes shqiptare ne Lojerat Olimpike dhe kompeticionet e tjera atletike te rendesishme ne bote jane ne nivelin me te ulet qe mund te arriet, atehere edhe ne kete rast do ta vleresoj dimensionin e atletikes shqiptare me noten 1.

Duke pare dimensionet e shoqerise shqiptare deri ne kete pike, duket qarte trendi mesatar qe ka shoqeria shqiptare, dhe nuk eshte e veshtire per tu kuptuar se edhe fushat e tjera do te ndjekin kete mesatare, e cila eshte me e uleta e mundshme.

Niveli i infrastrukures rrugore nuk mund te jete me shume se 3. Shendetesine do ta vleresoj me noten 2. Infrastrukturen arsimore me 4. Persa i perket fushes se filozofise, Shqiperia nuk ka fare tradite filozofike, dhe nuk ka nxjerre ndonjehere filozof te permasave boterore. Ne pergjithesi mendimi kritik, mungon komplet ne Shqiperi. Idete qe hidhen ne shoqeri nga intelektualet, jane ide reaksionare. Ata e shohin Perendimin si diçka ideale, pozitive, nga e cila priten vetem te mira, kurse Lindjen, si diçka te erret, te korruptuar dhe tejet negative, nga e cila asgje e mire nuk mund te pritet. Fushen e filozofise do e vleresoj me noten 1.

Dimensioni ushtarak shqiptar do e vleresoj me 1. Bujqesine me 2. Ne teresi niveli infrastrukturor eshte tek 2shi.

Dhe arrim aty ku ishte qellimi i ketij shkrimi: politika shqiptare. Siç duken fare qarte nga niveli infrastrukturor dhe  niveli mesatar zhvillimor i te gjithave dimensioneve te shoqerise shqiptare, nuk eshte e veshtire te arriet ne perfundimin se çfare niveli mund te ket politika shqiptare. Mjafton te bejme mesataren e te gjithave mesatareve te fushave te ndryshme te shoqerise shqiptare te cilat i mora ne konsiderat ne kete shkrim, dhe do te shohim edhe nivelin zhvillimor te politikes shqiptare. Politika eshte sinteza apo permbledhja e karakteristikave te nje shoqerie. Te gjithe jemi te bindur se politika shqiptare eshte kriminale, e korruptuar, mizore, banale, e poshter, niveli me i ulet i mundshem qe mund te arriet dhe tiparet me negative qe mund te ket nje sistem  shoqeror, politika shqiptare i ka. Po perse ne Shqiperi egziston kjo lloj klase politike? Pikerisht per arsyet qe analizova ne kete shkrim. Duke marre disa nga dimensionet e ndryshme te shoqerise shqiptare, u arrit ne perfundimin se te gjitha dimensionet e shoqerise shqiptare jane ne nivelin me te ulet qe ato mund te jene. Mesatarja zhvillimore e te gjitha fushave te shoqerise shqiptare eshte shume e ulet dhe nuk ka se si politika shqiptare te jete me larte se sa mesatarja e sistemit shqiptar. Politika shqiptare nuk mund te vleresohet me me shume se 1.

Pra, arti 1+futbolli1+atletika1+infrastruktura rrugore3+ shendetesia 2+infrastrukture arsimore4+filozofia1+ushtria1+bujqesia2+infrastruktura kombetare ne pergjithese2+politika1 = 19 po ta pjesetojme me 11, rezultati mesatar zhvillimor i shoqerise shqiptare eshte 1, 72.

Nuk mund te presim me shume nga politika shqiptare, pasi ne te njejtin nivel jane te gjitha dimensionet e shoqerise shqiptare. Sa here qe shohim politikanet shqiptare qe bejne krime, vjedhje, dhe sillen ne ate menyre patetike, qesharake, groteske, idiote, skizofrene neper studio televizive, keto tipare jane te njejtat tipare qe ka mesatarja zhvillimore e sistemit shqiptar. Mesatarja shqiptare eshte e tille, siç e tregova ne kete shkrim. Menyra e sjelljes e politikaneve shqiptare eshte pasqyra e vertet e shoqerise tone. Shqiptaret habiten, dhe me te drejte, se si eshte e mundur qe politikanet sillen ne ate menyre. Te gjitheve i duken sjellje jo normale, sjellje te tilla mund ti bejne vetem njerez me çregullime mendore. Ne te njejtin perfundim do te arrinim po te venim ne vend te politikaneve, pjesetaret e nje familje shqiptare, dhe po e njejta familje te shihte ne televizor veten e vet. Kjo familje do te habiteshe me vetveten, menyra e te shprehurit dhe vendimet absurde, menyra skizofrene dhe groteske e te sjellurit do ti dukeshin si diçka e pa pranueshme. Problemet dhe piket e dobeta arrien te shihen dhe kuptohen  vetem nga jashte, nga brenda çdo gje duket normale. E njejta gje ndodh kur kritikojme te tjeret, gjitjhmone jemi te afte ti kuptojme gabimet e tjetrit, por kur gabimet tona personale.

Rezultatin e studimit per nivelin zhvillimor te fushave te ndryshme te shoqerise shqiptare mund ta perdorim edhe per vleresim dhe si sistem mates per gjithçka qe ka lidhje me shoqerine dhe infrastrukturen shqiptare. Sa here qe shohim nje rruge, nje film, nje videoklip, nje emision televizive, mardhenie shoqerore, nje kompozim muzikor, nje ndertes, e kemi tashme te lehte, duke patur parasysh se mesatarja totale e shoqerise shqiptare ne nje sistem vlerash qe shkon nga 1shi (niveli me i ulet) tek 10ta (niveli me i larte zhvillimor) eshte 1.72, tani e kemi te qarte se çdo gje qe prodhohet nga shqiptaret ne Shqiperi nuk mund ta kaloj kete mesatare, qofte politike, shkence, art, ekonomi bujqesi, etj. Cilesia do te jete gjithmone i nje niveli shume te ulet dhe medioker, pasi i tille eshte niveli i mesatares zhvillimore shqiptare. Nuk kemi pse habitemi kur shohim nje rruge te ndertuar keq, politikane te korruptuar dhe kriminel, filma amatoresk dhe qesharak, pa fotografi, videoklipe mediokre dhe ofenduese per nivelin e cilesis te ulet, ekonomi te varfer, bujqesi te pa zhvilluar, gjithçka eshte ne mesataren e shoqerise shqiptare siç u tregua nga ky studim.

OPINIONE