Perëndimi po përdor hardhuca për spiunimin dhe vëzhgimin e impjanteve bërthamore iraniane

Armët bërthamore, aktivistët e mjedisit, agjencitë e inteligjencës dhe … hardhuca spiune?

Një ish-këshilltar i lartë ushtarak i Ayatollah Ali Khameneit, Hassan Firuzabadi, i përkrahu arrestimet e bëra kohët e fundit të disa ambientalistëve duke thënë se agjencitë perëndimore të spiunazhit kanë përdorur hardhuca për të vëzhguar programin bërthamor të Iranit, raporton AFP.

“Para disa vitesh, disa individë erdhën në Iran për të mbledhur ndihma për Palestinën … Ne ishim në dyshim për rrugën dhe mënyrën që ata kishin zgjedhur”, tha Firuzabadi, raporton The Times of Israel.

“Në sendet e tyre ishin edhe një shumëllojshmëri speciesh zvarranike të shkretëtirës, si hardhuca, kameleonë… Ne zbuluam se lëkura e hardhucave i tërhiqte valët atomike dhe se ata nuk ishin gjë tjetër vetëm se spiunë bërthamorë që deshin të zbulonin se në cilin vend brenda Republikës Islamike të Iranit ishin minierat e uraniumit dhe ku po i zhvillonim aktivitetet tona bërthamore,” tha ai.

Nuk mundt të thuhet se ky ishte një pretendim i çuditshëm.

Lëkura e hardhucave nuk është shumë më e aftë për të “thithur valët atomike” (supozohet të jetë një absorbues jo i mirë i “rrezatimit gama”) se lekurët e kafshëve të tjera. Ashtu si edhe lëkura e njeriut, luspat e tyre përmbajnë pak më tepër proteina të keratinës.

Pastaj, duhet të mendoni se trajnimi i një zvarraniku për tu infiltruar në një strukturë bërthamore nuk është punë aq e lehtë. Thjesht mbledhja e disa hardhucave në natyrë dhe matja e radioaktivitetit të tyre nuk është se do të ju tregojnë shumë për vendndodhjen e objekteve bërthamore. Për më tepër, një minierë uraniumi ose ambjenti rrethues jashtë një objekti bërthamor nuk është radioaktiv.

“Produkti i minierave të uraniumit është zakonisht një përqendrim i oksidit të uraniumit, U3O8, i cili transportohet nga minierat me kontinierë prej 200 litrash. Radiokativiteti është i paperfillshëm, thotë organizata botërore bërthamore.

Irani është ndier i rrezikuar edhe më parë nga agjenturat e huaja që kanë përdorur si zbulues kafshët. Në vitin 2008, Irani kapi një çift “pëllumbash spiunë” pranë njërit prej strukturave bërthamore të vendit.

Mund të themi të sigurtë se prapa pretendimeve të Firuzabadit ka dicka të vertetë. Megjithatë, pretendimi joreal lidhet me çështje shumë më serioze me të cilat po ballafaqohet vendi këto kohë.

Gjatë viteve të fundit Irani ka qenë mjaft i kujdesshëm me ambientalistët, nën trysninë e rrezikut të “spiunazhit”. Kavous Seyed-Emami, kreu i fondacionit të trashëgimisë natyrore të Persisë, u arrestua nga policia iraniane më 24 janar 2018. Më 10 shkurt u njoftua se kishte kryer vetëvrasje në një burg në Teheran. Megjithatë, familja e tij dhe grupet e të drejtave të njeriut e kanë vënë në pikëpyetje versionin zyrtar të vdekjes së tij.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se shumë gazetarë dhe aktivistë të tjerë mjedisorë, si Amir Hossein Khaleghi, Houman Jowkar, Morad Tahbaz, Niloufar Bayani, Sepideh Kashani, Taher Ghadirian dhe Sam Rajabi mbahen ende të arrestuar./iflscience/Gazeta Impakt

nga Tom Hale./iflscience

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne