Shqiperia

Përfundon rikonstruksioni i rrugës Qafë Plloçë – Pogradec

Ka përfunduar puna për rikonstruksionin e rrugës Qafë Plloçë – Pogradec dhe Unazën e Pogradecit.

Projekti nisi zbatimin në maj të vitit të kaluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për llogari të qeverisë shqiptare në kuadër të Projektit të Qeverisë Shqiptare për Rehabilitimin e Akseve Rrugore Prioritare në vend.

Investimi fillon në hyrje të qytetit të Pogradecit, vazhdon në gjurmën ekzistuese të unazës dhe përfundon në Qafë – Plloçë duke u lidhur me rrugën e re Qukës – Qafë Plloçë. Rruga ka një gjatësi prej rreth 8 km.

Gjurma e re rreth 1.3 km në Qafë Plloçë do të lidhet me aksin kombëtar Qukës – Qafë Plloçë duke kompletuar infrastrukturën rrugore që lidh juglindjen me zonën qendrore dhe kryeqytetin.

OPINIONE