Përhapja e vehabizmit u bë me kërkesë të Perëndimit gjatë Luftës së Ftohtë, deklaron princi saudit

Përhapja e Vehabizmit nga Arabia Saudite filloi si rezultat i kërkesës së vendeve perëndimore që i bënë Riadit për ti ndihmuar kundër Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, tha Princi i Kurorës Mohammed bin Salman për Washington Post.

Duke folur për gazetën Princi Salman tha se aleatët perëndimorë të Arabisë Saudite i kërkuan vendit të investonte jashtë vendit për xhami dhe medrese gjatë Luftës së Ftohtë, në një përpjekje për të parandaluar rrezikun që vinte nga Bashkimi Sovjetik për vendet muslimane.

Ai shtoi se gjurmët e kësaj përpjekjeje ishin humbur gjatë sundimit të qeverive të njëpasnjëshme saudite. Princi Salman tha gjithashtu se financimet e sotme vijnë kryesisht nga fondacionet me qendër në Arabine Saudite, dhe jo nga qeveria.

Intervista 75-minutëshe e princit të kurorës për Washington Post u mbajt më 22 mars, ditën e fundit të turneut të tij në Shtetet e Bashkuara. Një tjetër temë e diskutimit përfshiu një pretendim të mediave amerikane ku sipas tyre Princi Salman kishte thënë se këshilltarin e lartë të Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushnerin e kishte “në xhepin e tij”.

Muhamed Bin Salman i mohoi raportimet se gjatë kohës kur ai u takua në Riad në tetor me Kushnerin, i cili është edhe dhëndri i Donald Trumpit, i kishte kërkuar Kushnerit apo kishte marrë nga Kushneri dritën jeshile për arrestimet masive kundër korrupsionit që ndodhen në mbretëri menjëherë pas takimit. Sipas Princit Salman, arrestimet ishin një çështje e brendshme që kishte disa kohë që hetohej.

Ai tha se do të ishte vërtetë nje marrëzi shkëmbimi i informacionit sekret me Kushnerin, apo orvatja për ta përdorur atë me qëllim avancimin e interesave saudite brenda administratës Trump. Ai deklaroi se marrëdhëniet e tyre ishte brenda një konteksti normal qeveritar, por pranoi se ai dhe Kushneri “punonin bashkërisht si miq, më shumë se partnerë”. Ai deklaroi gjithashtu se kishte marrëdhënie të mira me zëvendës Presidentin Mike Pence dhe personalitete të tjerë brenda Shtëpisë së Bardhë.

Princi i kurorës foli edhe për luftën në Jemen, ku koalicioni i drejtuar nga Arabia Saudite vazhdon fushatën e bombardimeve kundër rebelëve Huthi me synim rivendosjen e Abdrabbuh Mansur Hadit si president. Konflikti ka marrë jeten e mijëra personave, ka zhvendosur shumë më tepër, ka cuar vendin në pragun e urisë dhe ka shkaktuar nje shpërthim të madh të kolerës.

Edhe pse koalicioni është akuzuar për numrin e madh të vdekjeve civile dhe shpërfilljes së jetës se civilëve, një akuzë që Riadi e mohon, princi i kurorës tha se vendi i tij nuk i ka bllokuar mundësitë për përmirësimin e situatës humanitare në vend. “Nuk ka mundesi të mira dhe mundësi të këqija. Opsionet e mundesive janë midis keq dhe më keq,”tha ai.

Intervista me princin e kurorës u mbajt fillimisht e rezervuar për publikun. Megjithatë, ambasada e Arabisë Saudite më vonë u pajtua që të lejojë Uashington Postin të botojë pjesë specifike të takimit./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne