Përkeqësimi i situatës politike në Shqipëri shton kontrollet antikrim në portet italiane

Përkeqësimi i “motit” politik në Shqipëri ka shkaktuar probleme në fqinjintonë Italinë.Me të drejtë italianët parashikojnë që një rëndim i klimës politike në Shqipërimund të sjellë një foprcim të aktivitetit të grupeve të strukturuara kriminale shqiptare sidomos e atyre të lidhura me eksponentë të [pushtetit aktual. Për të përballuarkëtë rrezik të ri dukefilluar nga mbrëmja e 31 marsit-1 prillit 2019 n ëportet italaine, që përpunojnë anije të ardhura nga portet shqiptare është ngritur niveli i vigjilencës dhe janë shtuar kontrollet antikrim. Që në 2-3 ditët e apranuk kanë munguar rezultatet pozitive.

Skaneri në Durrës nuk dallon klandestinin në kamion (Sic!)

Roja e Financës në Bari zbuloi një klandestin në një kamion me shofer e targa shqiptare të ardhur me njerin nga tragetet e linjave Bari-Durrës. Skaneri i Doganës së Barit, ndonëse më pak modern sesa ai i instaluar në Doganën e Durrësit, arriti të zbulojënjë klandestin shqiptar 48 vjecar. Faktikisht skaneri në Durrës zbulon objekte të fshehura me madhësi sa një portofol grash, por kësaj rradhe cuditërisht nuk kishte detektuar një burrë thuajse 80 kilogramësh!!!!

Klandesti shqiptar u arrestua në kushtet e flagrancës dhe përfitoi nga gjykimi i shkurtuar (processato per direttissima) dhe u dënua me 18 muaj burg si klandestin. I porsa dënuari kishte precedentë të mëparshëm penalë në Itali për drogë, falsifikim dokumentesh dhe mbajtje sendesh të vjedhura. Gjykata në Piza në vitin 2017 e kishte dënuar me dëbim dhe ndalim hyrje në Zonën Shengen për 5 vjet.Shoferi 42 vjecar i kamionit u arrestua dhe akuzohet për trafik qeniesh njerëzore.

Cigare kontrabandë nga Vlora në Brindizi

Doganierët dhe financierët në Brindizi gjatë një kontrolli të hollësishëm të ushtruar në një autobz të kompanisë shqiptare Alba-Bus Tours zbuluan cigare kontrabandë. Autobuzi sapo kishte mbërritur në port me tragetin e Linjës Vlorë-Brindizi. Financierët sekuestruan 1000 paketa të markave Merit dhe Marlboro të fshehura në autobuz. U arrestua shoferi 45 vjecar i autobuzit. Më pas pasagjerët u lejuan të vazhdojnë udhëtimin në tokën italiane.

Shtrëngimi i vidave nga autoritetet italiane si edhe mbërritja në Brindizi e policëve gjermanë në përforcim të kolegëve italianë përfshirë këtu edhe personel të Regjimentit të artilerisë Trieste të vendbazuar në Foggia me siguri do ofrojnë ditë të vështira për trafikantët shqiptarë.

Në këtë link është një video e kontrollit të ushtruar dhe kapjes së cigareve kontrabandë. Linku: http://www.brindisireport.it/video/sigarette-contrabbando-scoperte-pullman-albanese-porto-brindisi.html

GJERGJI THANASI/GAZETA IMPAKT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne