Përkeqësohet gjendja/ Babai dhe vajza me koronavirus në Fier, transportohen me urgjencë drejt Tiranës

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy prej tre personave të një familje në Demenas të Fierit të cilët prej ditësh ishin karantinuar në shtëpinë e tyre.

Mësohet se babai dhe vajza kanë shfaqur komplikacione me shëndetin, ndërsa janë nisur me autoambulancë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.

Gruaja, e infektuara e tretë me COVID 19 vijon të qëndrojë në shtëpi, pasi paraqet gjendje të qëndrueshme shëndetësore deri më tani.

Ndërkohë pranë spitalit të Fierit kanë mbërritur edhe ekipet e ISHP për të marrë tamponet për 17 mjekë, infermierë dhe sanitarë të këtij spitali të cilët ishin vetëkarantinuar prej disa ditësh, pas kontaktit që kanë pasur me një 61 vjeçare, e cila kishte fshehur faktin që kish qenë në Itali, ku dhe mund të jetë infektuar.

Për të menaxhuar rastet spitali i Fierit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që paraqiten në Urgjencë, Pediatri dhe Maternitet të kenë me vete kartat e identitetit kur paraqiten në këto mjedise dhe të deklarojnë itinerarin nëse kanë pasur lëvizje jashtë vendit./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne