Rreth 1900 persona raportohet si të zhdukur pas përmbytjeve apokaliptike në Valencia. Numri i njerëzve që humbën jetën nga përmbytjet është rritur nga 205 në 207, sipas ministrit të brendshëm spanjoll Fernando Grande-Marlaska. Por, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka të ngjarë të rritet shumë më tepër për shkak të numrit të lartë të personave që rezultojnë të zhdukur, 1900 njerëz.
Zyrtarët tani janë duke kaluar nëpër procesin e zymtë të identifikimit të trupave – me një ekip prej 100 ekspertësh mjeko-ligjorë që kanë identifikuar vetëm 17 deri më tani.
Punonjësit e kërkim-shpëtimit po shkojnë makinë më makinë pasi shumë njerëz mendohet se janë mbytur brenda tyre ndërsa ktheheshin nga puna kur u goditën nga përmbytjet. Kryebashkiaku i Çivas paralajmëroi të enjten se kishte ende “qindra makina të kthyera përmbys dhe me siguri do të kenë njerëz brenda tyre”./BW

















