Përpjekjet e liderëve arab për normalizim me Izraelin do të dështojnë

Vala masive e protestave të iniciuara nga palestinezët, kanë prishur atmosferën e liderëve arabë për krijimin e marrëdhënieve me Izraelin. Shumica e qytetarëve që jetojnë në vendet arabe nuk duan që vendi i tyre të krijojë një marrëdhënie me re gjimin sionist. Për këtë arsye, qeveritë arabe nuk mund të normalizojnë lehtë marrëdhëniet me regjimin sionist, duke shpërfillur mendimet e qytetarëve të tyre.

Zhvillimet e viteve të fundit në rajonin e Azisë Perëndimore, kanë zgjuar dyshime të shumta në lidhje me ndryshimet në marrëdhëniet në mes të regjimit sionist dhe vendeve arabe.

Në këtë pikë, vëzhguesit dhe analistët politikë thonë se vendet arabe, të udhëhequra nga Arabia Saudite, kanë pësuar mposhtje kohëve të fundit në rajon, gjë që ka çuar në normalizimin e marrëdhënieve të liderëve arabë me sionistët. Burimet e informacionit tregojnë se sauditët, të udhëhequr nga Muhammed bin Selman, po planifikojnë veprime armiqësore kundër Boshtit të Rezistencës, të udhëhequr nga Republika Islamike e Iranit, në mënyrë që të fitojnë dashurinë e Izraelit dhe qeverisë amerikane.

Burime të njëjta theksojnë se gjatë muajve të fundit, janë nënshkruar një numër marrëveshjesh në mes të izraelitëve dhe përfaqësuesve të vendeve arabe. Po ashtu, edhe vizita zyrtare e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Sulltanatin e Omanit si dhe ftesa zyrtare që i ka bërë qeveria e Bahreinit ministrit të ekonomisë së Izraelit, Eli Cohen, për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Teknologjisë, vënë në dukje procesin e normalizimit me Izraelin. Sipas burimeve, qëllimi i këtyre kontakteve është që të hetoj arsyet që qënrojnë prapa valës së “normalizimit të marrëdhënieve me Tel Avivin”. Netanjahu në të njejtën kohë synon të matë gjasat e liderëve arab për të arritur me sukses planet e e Izraelit dhe për të krijuar marrëdhënie të mira me regjimin sionist. Në këtë kontekst, faqja e lajmeve, Al Waght zhvilloi një intervistë me ekspertin iranian politik Majed Ghanad Bashi.

Frika e liderëve arabë përballë fuqisë në rritje të udhëheqësve të rezistencës i bëri ata që të zbulojnë marrëdhëniet e tyre me Tel Avivin.

Sipas Majed Ghanad Bashit, një analist politik në çështjet arabe, pas shkakut që çoi në normalizimin e marrëdhënieve të shumicës së vendeve arabe me regjimin sionist, qëndron frika ndaj rritjes së fuqisë së Boshtit të Rezistencës në rajon. Ghanad Bashi tërhoqi vëmendjen për faktin se udhëheqësit arab kanë pasur marrëdhënie sekrete me Tel Avivin në të kaluarën, por fuqia e Boshtit të Rezistencës është zhvilluar dhe rritur në Irak dhe Siri, prandaj ata kanë vendosur të zbulojnë marrëdhëniet e tyre aktuale dhe kontaktet me udhëheqësit izraelit.

Sipas ekspertit politik iranian, për të analizuar këtë situatë në një mënyrë të drejt, është e nevojshme të dimë mirë se fuqia në rritje e Boshtit të Rezistencë së udhëhequr nga Irani, ka krijuar një situatë të dështimit në transformimin rajonal midis kryeqyteteve arabe. Kjo klimë psikologjike, natyrisht, është krijuar nga regjimi sionist i mbështetur nga SHBA-ja. Sepse mediat sioniste përfshijnë një numër të madh të raporteve të rreme dhe analizave të falsifikuara për të trembur vendet arabe nga Irani dhe për të intensifikuar marrëdhëniet e tyre me Tel Avivin dhe Uashingtonin.

Humbja e luftës së Jemenit hapi rrugë që vendet arabe të zgjerojnë marrëdhëniet me sionistët

Ghanad Bashi vazhdoi analizën e tij me këto fjalë: “Një arsye tjetër e rëndësishme që çon në zbulimin e marrëdhënieve të liderëve arabë me sionistët janë zhvillimet e fundit në luftën e Jemenit dhe humbja e forcave të Arabisë Saudite dhe forcave të Koalicionit të udhëhequr nga Emiratet e Bashkuara Arabe në këtë luftë të pakuptimtë. Pothuajse katër vjet kanë kaluar që nga fillimi i kësaj lufte brutale të Arabisë Saudite kundër popullit të shtypur të Jemenit. Përkundër kësaj, koalicioni arab ka dështuar vazhdimisht në këtë fushë. Kjo situatë shkaktoi një shqetësim të thellë në vendet arabe në lidhje me Jemenin që merr pjesë në Boshtin e Rezistencës. Natyrisht, në të njëjtin kontekst, regjimi sionist filloi të përballet me shqetësime serioze rreth pjesëmarrjes së Jemenit në Boshtin e Rezistencës. Për këtë arsye, Izraeli është duke u përpjekur të krijojë një perceptim që vendet arabe duhet të normalizojnë menjëherë marrëdhëniet me administratën e Tel Aviv, në mënyrë që të parandalojnë Jemenin që të bashkohet me Boshtin e Rezistencës.”

Fakti që udhëheqësit arab nuk arritën të krijojnë një ushtri të përbashkët i detyroi ata të përparojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve me administratën e Tel Avivit

Eksperti i çështjeve arabe, Majed Ghanad Bashi vuri në dukje se ndarjet mes vendeve arabe dhe sidomos ndarjet në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit konsiderohen si një arsye tjetër që vendet arabe të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin dhe të afrohen më shumë me të. Eksperti politik iranian theksoi se ndarjet ekzistuese në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit janë shfaqur haptazi dhe se projekti i frontit të përbashkët ushtarak arab të sponsorizuar nga SHBA-ja ka dështuar.

Duke vënë në dukje se vendet arabe, veçanërisht Arabia Saudite, janë zhgënjyese për të formuar këtë ushtri të përbashkët, eksperti iranian tha se po përpiqen të tolerojnë dobësitë e tyre duke iu afruar regjimit izraelit dhe si rezultat liderët arabë hynë në garë me njëri tjetrin për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.

Kushtet rajonale nuk janë të përshtatshme që vendet araber të normalizojnë marrëdhëniet me regjimin izraelit

Në pjesën tjetër të fjalimit të tij, eksperti i çështjeve arabe, Majed Ghanad Bashi foli edhe për protestat e mëdha në Gaza. Sipas ekspertit iranian, vala e fundit e protestave të palestinezëve në rajonet pranë kufirit të Rripit të Gazës me Izraelin kanë prishur atmosferën e liderëve arab për krijimin e marrëdhënieve me Izraelin. Shumica e qytetarëve që jetojnë në vendet arabe nuk duan që vendi i tyre të krijojë një marrëdhënie me regjimin sionist. Prandaj mund të themi se kushtet aktuale nuk janë të përshtatshme për vendet arabe që të fitojnë dashurinë e regjimit sionist dhe të normalizojnë marrëdhëniet me ta.

Burimi: intizar/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne