Përpjekjet e OKB-së për të ringjallur marrëveshjen e korridorit të grurit

Stephane Dujarric, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, njoftoi se organizata vazhdon të përpiqet që të ringjallë eksportet e drithit nëpërmjet  Detit të Zi, e njohur si Marrëveshja e Korridorit të Grurit.

Sipas IRNA; Stephen Dujarric, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, gazetarëve në Nju Jork u tha për vizitën e mundshme të Rexhep Tajip Erdogan në Rusi dhe takimin e tij me homologun rus Vladimir Putin dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për eksportet e drithërave. Ai shtoi se përpjekjet për të ringjallur Marrëveshjen e Korridorit të Grurit vazhdojnë akoma.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan në fillim të shtatorit janë planifikuar të diskutojnë marrëveshjen e grurit, krijimin e një qendre gazi dhe ndërtimin e termocentralit bërthamor Akuyo në Turqi. Më herët, në një bisedë telefonike me Putinin, Erdogan kërkoi ndihmën e tij për rivendosjen e marrëveshjes së grurit ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë dhe rihapjen e korridorit të transferimit të grurit përmes Detit të Zi dhe e quajti këtë veprim një “urë paqeje”. Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidencës ruse, më 20 korrik njoftoi se Rusia do të pezullojë zbatimin e Marrëveshjes së Korridorit të Grurit derisa qeveritë perëndimore të heqin kufizimet në eksportin e produkteve bujqësore dhe plehrave.

Marrëveshja e Korridorit të Grurit u nënshkrua një vit më parë në Stamboll, më 22 korrik 2022, me iniciativën e Turqisë dhe me bashkëpunimin e Kombeve të Bashkuara, për të reduktuar ndikimin e luftës ruso-ukrainase në çmimin botëror të ushqimeve dhe veçanërisht në furnizimin e vendeve importuese me drithërat e nevojshme./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne