Përplas për vdekje 55-vjeçarin, i riu dorëzohet në polici

Një 55-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë në fshatin Portëz të Fierit.

Rreth orës 23:10 të mbrëmjes së të hënës, automjeti tip “Opel” në emër të V.P, ka aksidentuar 55-vjeçarin Y.A, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Në momentin e aksidentit, makina drejtohet nga 20-vjeçari Gelsion Pajo, banues në Patos.

Sipas policisë, Pajo e ka dërguar në spital këmbësorin e aksidentuar dhe është larguar për në banesën e tij, për t’u dorëzuar më pas në Komisariatin e Policisë Fier.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne