Përse i qesh buza Sadri Abazi kur takon Erion Veliajn?!

Deputeti socialist Sadri Abazi, është parë i qeshur në Asamblenë e Përgjithshme, duke komunikuar herë pas herë me kryebashkiakun Erion Veliaj. Të dy janë parë duke folur, me siguri edhe për ndonjë problem personal.

Në fotot më poshtë duket deputeti Sadri Abazi, i cili pak para nisjes së mbledhjes ka ngjitur shkallët me kryebashkiakun Erion Veliaj. I ka shkuar më tej edhe në kafe, kur Veliaj ishte ulur me Gramoz Ruçin e Fatmir Xhafajn. Duket se vazhdimisht Abazi ka diçka për t’i thënë Veliajt. Ndërkohë në përfundim të Asamblesë, siç duket në foto, ai del nën shoqërinë e Arbi Maznikut, numrit dy në Bashkinë e Tiranës. Mazniku konsiderohet si personi që ‘mbaron punë’, dhe është i besuari i Veliajt.

Tpz.al ka publikuar më herët një investigim, ku nipi i Sadri Abazit kishte përfituar padrejtësisht tenderin për pastrimin e zonës 3 të Tiranës. Të dhënat e siguruar nga Tpz.al, bëjnë me dije se ky skandal thellohet edhe më tej, pasi përveç konfliktit të interesit, kompania e nipit të deputetit socialist, ishte ndër ofertat më të larta. Por pavarësisht kësaj, Veliaj ia dha tenderin duke s’kualifikuar kompanitë e tjera!

Nga i gjithë ky skandal, i vetmi fakt pozitiv është vendimi prej 27 faqesh, i Komisionit të Prokurimit Publik i cili e rrëzon këtë tender. Ky mund të jetë edhe halli i Sadri Abazit, i cili afrohej në çdo moment ku Veliaj qëndronte.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne