Bota

Përse kurdët e Irakut po i përqasen Iranit?

Edhe Turqia edhe Irani kanë zhvilluar politika të rënda kundërshtuese që prej 25 shtatorit të vitit 2017 kur kundërshtuan referandumin që u zhvillua në Kurdistanin Rajonal në Irak që zhvilluan për shpalljen e pavarësisë. Ndërsa aktualisht po bëhen analiza për të kuptuar se pse kurdët e Irakut janë duke iu afruar më shumë Iranit. Përse kurdët e Irakut që përpara referandumit qëndornin pranë Turqisë tashmë po i afrohen gjithnjë e më shumë Iranit.

Pasqyrat që shfaqen në lidhje me balancat politike në Kurdistanin Rajonal të Irakut e ndarë në periudhën para referandumit tëzhvilluar më 25 shtator të vitit 2017 për shpalljen e pavarësisë me iniciativën nën presion të Mesut Barzanit dhe periudhën pas këtij referandumi ku kanë ndodhur zhvillime të ndryshme.

Përpara referandumit të shpalljes së pavarësisë, Qeveria e Kurdistanit Rajonal të Irakut dhe kryetari në qendër të kësaj qeverie Mesut Barzani kishte një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të ngushtë me Amerikën, Izraelin dhe veçanërisht me Turqinë. Madje, marrëdhëniet e Barzanit me Presidentin Erdogan kishin kaluar çdo dimension përtej marrëdhënieve normale që mund të kenë dy kryetarë shtetesh. Krejt e kundërta ndodhte në lidhje me Iranin kur qeveria e Barzanit qëndronte ose i distancuar kundrejt Iranit dhe elementëve që vepronin në bashkëpunim me Iranin në rajon, madje qëndrimi i tij mund të ishte deri në tone që mund të cilësohen si armiqësore. Veçanërisht përsa i përket konflikteve që janë përjetuar me Qeverinë Qendrore të Irakut i shtonte edhe më shuë elementë vështrisëie përpjekjeve për të bërë të mundur nxjerrjen e Irakut nga situata e mungesës së stabilitetit.

Insistimi i Mesut Barzanit për të zhvilluar referandumin e pavarësisë pikë së pari u bë arsye që Turqia, në të cilën ai mbështetej fort t’i përgjigjej me kundërshtim të fortë. Edhe Irani nga ana e tij me arsyetimin se një gjë e këtillë do të shkaktonte rritjen e destabilitetit në rajon e kundërshtoi këtë sipërmarrje të paktën aq sa edhe Turqia. Pasi Turqia dhe Irani bënë të diturë qëndrimet e tyre kundërshtuese, u bë e mundur që të anashkaloheshin përfundimet politike që ishin parashikuar të dilnin si pasojë e Operacionit të Qeverisë Qëndrore të Irakut dhe sipërmarrjes për të zhvilluar referandumin e pavarësisë. Madje është parë sesi Qeveria e Kurdistanit Rajonal të Irakut kishte arritur të korrte disa fitore para zhvillimit të referandumit.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve në atualitetin politik gjenden lamje të ndryshme që flasin më lidhje me ndryshimet që kanë ndodhur pas referandumit përsa i përket balancave politik qëQeveria e Kurdistanit Rajonal të Irakut kishte arritur deri në ato momente. Ndërkohë që përpara referandumit flitej për një blanacë të marrëdhënieve politike të fokusuara më së shumti me Amerikën dhe Turqinë, tashmë flitet për një afrim të mundshëm me Iranin. Në artikullin e tij të publikuar në Monitor, Fazel Hauramy vë në dukje se përveç trajektores që duket se po çon drejt një afrimi me Iranin, në të nëjtën kohë është vënë re edhe një largim i ndjeshëm nga balanca e marrëdhënieve politike që ndodhnin para referandumit, veçanërisht përsa i përket marrëdhënieve me Amerikën.

Kurdët e Irakut po i afrohen Iranit

Marrëdhëniet mes Erbilit dhe Teheranit, të cilat pas referandumit për shpalljen e pavarësisë më 25 Shtator arritën deri në pikën sa do të ndërpriteshin tërësisht kanë filluar që të rregullohen.

Kurdët e Irakut i kanë dhënë Teheranit sigurinë se grupimet opozitare kurde në Kurdistanin Rajonal nuk do të sulmojnë në asnjë mënyrë Iranin. Ky është një hap i rëndësishëm në pikëpamjen e përmisimit të marrëdhënieve tëErbilit dhe Teheranit, të cilat pas referandumit për shpalljen e pavarësisë më 25 Shtator arritën deri në pikën sa do të ndërpriteshin.

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkani ka bërë me dije se ai i ka dhënë këtë mesazh delegacionit që ka vizituar Teheranin më 21 dhjetor të vitit të kaluar me në krye kryeministrin e Qeverisë së Kurdistanit Rajonal,Neçirvan Barzani: “Ne nuk mund të injorojmë faktin se disa grupe kundër revolucionit islamik të vazhdojnë të përdorin territoret kurde për të vrarë ushtarët dhe bashkë-kombasit tanë. Në momentin që do të ktheheni në rajonet që keni nën kontroll merrni përsipër përgjegjësinë duke i dhënë medias kurde deklarata të forta.”

Qeveria e Kurdistanit Rajonal, e cila pas referandumit të shtatorit ka rënë vikimë e embargove të shumta dhe të gjera ekonomike dhe të presioneve të mëdha politike, tashmë po mundohet që të riparojë marrëdhëniet edhe e Iranin edhe me shtetet tjera fqinje. Në kërye të gjithë këtyre shteteve qëndron Irani i cili ndan një vijë kufitare tokësore të gjatë me Kurdistanit dhe që ka një ndikueshmëri të lartë mbi Bagdatin.

Takimet e zhvilluara në Teheran shihen si nga zyrtarët kurd të Irakut, ashtu edhe nga zyrtarët iranianë si një hap pozitiv i hedhur në rrugën e duhur për ta paraqitur Qeverinë e Kurdistanit Rajonal përsëri si njëpartner përgjegjës në rajon. Sipas informacioneve që ka arritur të mbeldhëAl-Monitor në lidhje me delegacionin që shkoi në Iran të kryesuar nga Barzani, Qeveria e Kurdistanit Rajonal do të ndryshojë rënjësisht politikën e Kurdistanit Rajonal qëështë e lidhur ngushtësisht me Turqinë dhe Perëndimi dhe më e rëndësishme në lidhje me Amerikën dhe po përqiqet që t’i qaset më shumë Iranit si dhe pozicionimit të Iranit në lidhje me Irakun dhe gjithë rajonin.

Përfaqësuesi iQeverisësë Kurdistanit Rajonalnw Teheran, i cili ka qënë pjesë edhe e këtij delegacioni, Nazim Dabag ka dhënë këto informacione në lidhje me vizitën e tij në Rudav më 23 janar: “Gjatë çdo takimi iranianët i kanë dhënë rëndësi çështjes së sigurisë. Ky ishte një hap i rëndësishëm për të hapur përsëri dyert që janë mbyllur. Pak kësaj, fillimisht është detyrë e Qeverisësë Kurdistanit Rajonal dhe më pas e Iranit që t’i mbajnë hapur këto dyer. (…) Është e rëndësishme që t’i kushtohet vëmendje sigurisë në zonën kufitare.”

Dabag, i cili është një diplomat me përvojë që ka përfaqësuar për vite të gjata me rradhë kurdët irakienë në Teheran, duke theksuar se delegacioni kurd duhet të bazohet në ligjin e së drejtës ndërkombëtare në lidhje me mundësimin e sigurisë së zonës kufitare të shtetit mikpritës, Iranit, duhet të respektojë Kushtetutën e Irakut dhe duhet të sigurojë që duhet të sigurojë se nuk do të cënojë unitetin territorial të Irakur dhe ka vazhduar duke u shprehur se “Irani ka premtuar se nuk do të ngurrojë që të ndërmarrë hapat e nevojshme në mënyrë që të ndërmjetësojë që të arrihet në një marrëveshje paqeje edhe pse ndoshta thjesht e përkohshme.”

Është e mundur qëtë krijohet një lidhje e logjikshme mes përpjekjeve të kurdëve irakienë që të afrohen me përqasjet e Iranit dhe faktin se Irani është një element përcaktues kur bëhet fjalë për vendosjen e balancave të brendshme politike në Irak. Në fund të fundit aty ekziston një problem dhe është mëse normale dhe e logjikshme që të kërkosh të afrosh marrëhëniet me një palë që ka ndikueshmëri në zgjidhjen e këtij problemi. Megjithatë, në këtë situatëështë e rëndësishme që për përgjigjen e kësaj pyetje të mësohet se cili është burimi i përqasjeve që kanë parashtruar në lidhje me këtë çështje politike Turqia dhe Irani.

Qëndrimi që ka mbajtur Irani në lidhje me çështjen e referandumit të shpalljes së pavarësisëështë formësuar kryesisht nga shqetësimi se një veprim i këtillë do të kontribonte në suksesin e politikave më së shumti të Amerikës dhe Izraelit për të destabilizur rajonin. Po kështu ekzistenciale kanë qënë edhe shqetësimet se shteti i Kurdistanit në të ardhmen do të kërkonte territore edhe brenda kufinjve territorial të Iranit. Megjithatë, kryesisht shqetësimet kanë të bëjnë me krijimin e destabilitetitdhe me zbatimin në mënyrë të suksesshme të politikave të Amerikës dhe të Izraelit për shpërbërjen e këtij rajoni. Në fund të fundit sistemi i ndarjes administrative brenda Iranit nuk është bërë me një qasje të mbështetur tek ndryshimet etnike. Dhe për këtë arsye, Irani, më shumë sesa e sheh vënjen në jetë të një referandumi të shpalljes së pavarësisë si një rrezik përsa i përket ekzistenialitetit të tij , më së shumti e ka kundërshtuar këtë nismë duke dashur të parandalojë krizstalizimin e politikave të Amerikës dhe Izraelit në lidhje me rajonin, dhe me faktin se një nismë e këtillëdo të kishte një ndikueshmëri të rëndësishme në arritjen me sukses të zbatimit të politikës së ballkanizimit t rajonit.

Megjithatë, qëndrimi i Turqisë në lidhje me çështjen e referandumit të shpalljes së pavarësisë si dhe pozicioni në ka marrë në vazhdim të ngjarjeve është i ndryshëm. Turqia i sheh pikërisht përpjekjet e kurdëve për pavarësi si një kërcënim të ekzistencialitetit të saj. Ndryshe nga struktura politike e Iranit, struktura politike e brendshme e Turqisëështë e ndërtuar mbi themele etnike. Edhe heroizmi i fundit qëështë nxjerrë në dritë nëpërmjet opecarionit të zhvilluar në Afrin duket parë pikërisht në themele etnike prej nga ku ka gjetur jetë. Dhe një gjë e këtillë përbën njëfaktor i cili gjithmonë do të dalë përballë për të zgjidhur problemet në mënyrë të përbashkët për të gjithë kurdët që e njohin situatën si në Irak, ashtu edhe në Siri apo edhe gjithe vendet e tjeta ku jetojnë kurd të tjerë.

Irani me anë të mundësive që arrin të krijojë për të përshkruar veten si një vend që mundohet të ndjekë të drejtat universale të Islamit dhe mundohet të shfrytëzojë mundësinë për t’u bërë partner në zgjidhjen e problemeve rajonale. Pavarësisht se palë të tjera brenda rajonit mund të mendojnë për zbatimin e një politike që përfshin një konflikt me Iranin, kurdët e Irakut janë të vetëdijshëm se mund të mblidhen sërisht. Një gjë e këtillë bën të mundur që mos mbyllen kurrë dyert që mund të nevojiten në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm mmes palëve.

Burimi : İntizar/ ML

OPINIONE