Përshkallëzohet tensionimi mes Indisë dhe Pakistanit në Kashmir

Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtria e Indisë në vijën e kontrollit në Kashmir, kanë humbur jetën 4 persona.

Në komunikatën e bërë nga ushtria pakistaneze thuhet se si pasojë e sulmit të ushtarëve indianë ndaj pozicioneve ushtarake në qytezën Rakhchakri që ndodhet në vijën e kontrollit në Kashmir në anën e Pakistanit, kanë humbur jetën 3 dhe u plagos një ushtar pakistanez.

Në komunikatë thuhet se ushtarët pakistanezë u kundërpërgjigjën në mënyrë efektive ndaj zjarrit të hapur.

Ndërkaq Waheed Qureshi, zyrtari i policisë së Pakistanit njoftoi se si pasojë e zjarrit të hapur nga ana e Indisë në zonën rurale Niaza Per ka humbur jetën një fshatar pakistanez 70-vjeçar.

Ndërsa M. K. Sinha, një zyrtar i policisë së Indisë në prononcimin e tij tha se si pasojë e zjarrit të hapur nga ana pakistaneze është vrarë një oficer i forcave milice të rojeve kufitare indiane./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne