Përurohet fabrika më e madhe në Lindjen e Mesme për prodhimin e medikamenteve kundër kancerit

Fabrika më e madhe në Lindjen e Mesme për prodhimin e medikamenteve kundër kancerit është përuruar sot në qytetin Karaxh në perëndim të Teheranit, pavarësisht sanksioneve të padrejta të Amerikës kundër Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se fabrika më e madhe në Lindjen e Mesme për prodhimin e medikamenteve kundër kancerit u përurua gjatë një ceremonie të zhvilluar në prani të Sejed Hasan Kazizade Hashemi, ministrit të shëndetësisë së Iranit, në qytetin Karaxh.

Duke marrë parasysh sanksionet e Amerikës kundër Iranit dhe probleme të mundshme në fushën e sigurimit të medikamenteve për pacientë të veçantë, për pacient me sëmundje kancerore, MS dhe për kurimin e sëmundjeve të tjera, një kompani iraniane e prodhimit të medikamenteve, ka arritur të prodhojë medikamentet e pacienteve me kancer dhe sëmundje MS me një cilësi të lartë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne