Pesë gjëra për tu ditur për Sekretarin e ri të Shteteve të Bashkuara, i emëruar për ‘të bërë një punë fantastike’

“Ai është personi i duhur për këtë punë, në këtë moment kritik,” tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë një deklarate në 13 mars. Ai i referohej Sekretarit të ri të Shtetit, Mike Pompeos.

Të martën z.Trump lajmëroi në Twittër për një ndryshim të madh në administratën e tij, falënderoi Rex Tillersonin për shërbimin e tij dhe prezantoi drejtorin e CIA-s si sekretarin i ri të shtetit.

“Mike Pompeo, drejtor i CIA-s, do të bëhet sekretari i ri i shtetit. Ai do të bëjë një punë fantastike! Faleminderit Rex Tillersonit për shërbimin e tij! Gina Haspel do të bëhet drejtorja e re e CIA-s dhe gruaja e parë që zgjidhet në këtë pozitë. Urime të gjithëve!”
Twitter (@realDonaldTrump) 13 mars 2018

Pra, çfarë dihet për anëtarin e sapoemëruar të qeverisë Trump?

1 Para se të bëhej kreu i CIA-s në janar 2017, Pompeo ishte një anëtar republikan konservator i Dhomës së Përfaqësuesve nga Kansasi. Ai u diplomua në Akademinë Ushtarake të SHBA-së në West Point, Nju Jork dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Harvard. Ai është një ish oficer në pension i ushtrisë amerikane.

2 Në të kaluarën ka qenë një mbështetës i madh i qeverisë izraelite dhe ka dënuar marrëveshjen bërthamore me Iranin. Pompeo më parë ka komentuar mbi marrëveshjen duke thënë se “ajo nuk do ta ndalë Iranin nga të pasurit e një bombë bërthamore dhe e vendos Izraelin nën një rrezik të madh”. Pretendimet se “sanksionet ndaj Iranit do ta bënin atë më të moderuar, për të ishin thjesht një shaka, ata duan të asgjësojnë Izraelin dhe po blejnë raketa ruse”.

3 Pompeo përkrahu legjislacionin që rikthente në pozitën e mëparshme Agjencinë Kombëtare të Sigurisë. Ai u prononcua në vitin 2015, për rinisjen e mbledhjes së të dhënave dhe kombinimin e tyre me informacionin financiar dhe jetësor brenda një databezi të disponueshëm. Ai ka bërë thirrje për “fuqizimin e agjencive të inteligjencës dhe ndjekjen e aktiviteteve terroriste” dhe theksoi se profesionistët e inteligjencës nuk mund të priten që të parandalojnë sulmet terroriste duke qenë me pranga nëpër duar.

4 Komente mbi Korenë e Veriut të bëra nga Pompeo në të kaluarën nënkuptonin se ai dëshironte të shihte ndryshime në lidershipin e Phenianit dhe distancim nga kapaciteti i armëve bërthamore për ata që “mund të kishin qëllime për ti përdorur”. Sipas deklaratës së tij në vitin 2017, Pompeo tha “do të ishte gjë e mirë sikur gadishulli të carmatosej nga armët berthamore, por gjëja më e rrezikshme në lidhje me të është karakteri i personave që i kontrollojnë ato”.

5 Sekretari i ri i Shtetit është një anëtar i përhershëm i senatit i cili u miratua nga Shoqata Kombëtare e Armëve në zgjedhjet e vitit 2010. “Mike Pompeo do të jetë një mbrojtës i vendosur i lirisë së Amendamentit të Dytë të të drejtës për të mbajtur armë në Kansas dhe në krejt Ameriken”, tha Chris W. Cox, kryetar i NRA-PVF-së.

Gjatë momentit të njoftimit, Presidenti Trump nuk dha ndonjë shpjegim për riorganizimin e papritur të administratës së tij.

Pompeo, si drejtor i CIA-s do të zëvendësohet nga Gina Haspel. Ajo ishte zëvendësja e Pompeos në CIA dhe do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë agjencinë./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne