PKK nën kërcënimin e armëve dërgon vajza adoleshente në vijën e frontit të luftës kundër ushtrisë turke

Gazeta Star deklaroi se forcat e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), të armatosur me armë, arrestuan disa vajza adoleshente siriane, veçanërisht banore të qytetit Afrin dhe i dërguan në vijën e frontit të luftës kundër ushtrisë turke.

Forcat e PKK në rajonet e pushtuara nga ta në veri të Sirisë, adoleshentët të cilët i kanë ndarë nën kërcënimin e armëve nga familjet e tyre, i kanë dërguar nëpër kampet e stërvitjeve ushtarake, për t’i mësuar ata të kryejnë akte terroriste. Sipas këtij mediumi, shumica e këtyre adoleshentëve janë vajza të kapura nga forcat e PKK, ku pas trajnimeve nëpër kampet e këtij grupi terrorist, dërgohen në vijën e frontit të luftës me ushtrisë turke ose i përdorin për kryerjen e akteve vetëvrasëse. Qeveria turke pohon se Siria veriore, duke përfshirë zonën Afrin, është bërë një jetimore e elementeve të grupeve terroriste, duke përfshirë PKK, PYD dhe ISIS, të cilët nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara janë bërë një kërcënim serioz për Turqinë. Qeveria turke disa herë ka protestuar kundër Amerikës, duke e akuzuar për sponsorizim me armë të grupeve kurdë në Siri dhe për këtë arsye, ushtria turke së fundmi ka filluar operacionet kundër pozicioneve kurde në qytetin Afrin në veri të Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne