Plani im për Kosovën dështoi. Kjo do të na kushtojë shtrenjtë në 20-30 vitet e ardhshme

“Idetë e mia dështuan. Kjo do t’i kushtojë shtrenjtë kombit tonë, shtetit tonë në 20-30 vitet e ardhshme. Nuk isha bindës sa duhet, dështova në shpjegimin e situatës reale, se realiteti është më i rëndësishëm se emocionet”

Këto nuk janë fjalët e Presidencës sonë e as të Edit Ramës, këto janë fjalë të presidentit serb, Aleksander Vuçiç, i cili ka pranuar se plani i tij për zgjidhjen e çështjeve kufitare me Kosovën dështoi.

Sipas tij kundër idesë së tij pati edhe aktorë brenda Serbisë, sikundër jashtë saj, prej atyre që përcaktuan pavarësinë e saj. Vuçiç ka cilësuar ankesën e Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës si budallallëk, në po atë përmasë sa ç’ishte transferimi i negociatave për Kosovën nga OKB drejt BE-së.

Presidenti serb ka denoncuar në këtë mënyrë pretendimet e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit se pa marrëveshje do të ketë pasoja. Presidenti serb në fakt po na thotë se Perëndimi nuk e ka dashur asnjëherë ndryshimin e kufijve dhe se shqiptarët kanë miq të fortë në kancelaritë europiane.

A ishte atëherë politika e deritanishme në Tiranë dhe në presidencën e Kosovës edhe një mënyrë për të ndihmuar presidentin serb? Mesa duket po, përderisa Vuçiç nuk ka akuzuar as njërin dhe as tjetrin për të ecur më tej me shpalljen e politikës së qëndresës.
Miku i Ramës dhe Hashimit ka njoftuar se do të takojë Matteo Salvinin “njeriun më të fuqishëm politik të Italisë që është për revokimin e njohjes së Kosovës”. Serbia nuk ndalet për të ripushtuar Kosovën, në anën tjetër klasa politike sunduese në Tiranë e në Prishtinë janë bërë bisht i politikave serbe, të mos themi koka e saj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne