Opinion

Plani radikal i Boltonit për riformatimin e lindjes se Mesme përfshin sulme të paimagjinueshme kundër Iranit, Sirisë dhe Irakut

**FILE PHOTO*** *** John Bolton Named New National Security Advisor*** John Bolton, former US ambassador to the United Nations, speaks during the "'Energy Independence Day Tea Party" rally on Independence Mall in Philadelphia, Pennsylvania. Monday July 4, 2011. Credit: Dennis Van Tine/MediaPunch/IPX

nga Whitney Webb.

UASHINGTON – Në vitin 2017, më pak se një vit përpara se të bëhej këshilltar i sigurisë kombëtare, Xhon Bolton premtoi gjatë një tubimi të Muxhahidinëve Khalq (MEK) se: Politika e deklaruar e Shteteve të Bashkuara duhet të jetë përmbysja e regjimit të mullahëve në Teheran. … Sjellja dhe objektivat e regjimit duket se nuk do të ndryshojnë, prandaj zgjidhja e vetme është ndryshimi i vetë regjimit. … Dhe kjo është arsyeja pse para vitit 2019 ne këtu do të festojmë në Teheran! ”

Ndërkohe që disa mund të kenë menduar se deklaratat e Boltonit për ndryshimin e regjimit iranian para vitit 2019 ishin vetëm një retorikë më luftënxitëse e një anti-iraniani të ashpër, një raport i botuar të dielën në Wall Street Journal ka zbuluar se Bolton ka bërë gjithçka brenda pushtetit të tij për të nxitur Presidentin Donald që të nisë një sulm ushtarak kundër Iranit.

Sipas the Journal, ekipi i sigurisë kombëtare i Trumpit, i cili drejtohet nga Bolton, kërkoi shtatorin e kaluar që Pentagoni të zhvillonte disa “opsione ushtarake me ndikim më të gjerë për të goditur Iranin”, pasi milicitë shite në Irak kishin qëlluar me tre mortaja ambasadën amerikane dhe kompleksin diplomatik të saj në Bagdad. Siç vuri në dukje raportimi, predhat “ranë në një pjesë të hapur dhe nuk dëmtuan askënd”, megjithatë grupi që i hodhi ato u tha se dyshohej të kishte lidhje me Iranin.

Ky incident, megjithëse i vogël, ndodhi në mesin e disa trazirave të konsiderueshme në qytetin iraken të Basras dhe përkoi me kohën e përpjekjeve mes SHBA-së dhe Iranit për të ndikuar në formimin e qeverisë së ardhshme kombëtare të Irakut.

Megjithëse se ky ishte një incident i vogël, ai u duk një pretekst i përkryer për Boltonin dhe luftënxitësit e tjerë të ekipit të sigurimit kombëtar për të nxitur një sulm ushtarak kundër Iranit, diçka që vetë Boltoni e kishte kërkuar prej shumë kohësh, siç dëshmohet edhe nga fjalimet e tij të shumta dhe editorialet që kërkonin bombardime të Republikës Islamike.

Në një takim për shembull, Mira Ricardel e cila gjatë kësaj periudhe i shërbente Boltonit si këshilltarja e tij e për sigurinë kombëtare, i përshkroi sulmet në Irak si “një akt lufte” dhe tha se Shtetet e Bashkuara duhej të reagonin me vendosmëri. Luftëdashësja Ricardel është gjithashtu anëtare e Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe një ish drejtore ekzekutive e prodhuesit amerikan të armëve Boeing, por këtë post ajo e la nëntorin e kaluar si rezultat i një fërkimi me zonjën e parë Melani Trump.

Gjatë këtyre takimeve, the Journal vuri në dukje gjithashtu se Bolton as që nuk u përpoq të fshihte motivet e tij të vërteta, të cilat i kishte bërë të qarta se ai mbështeste personalisht ndryshimin e regjimit në Iran. Ky ishte një pozicion që sipas shumë personave që kanë pasur dijeni mbi diskutimet e tij, përkrahej nga ai në mënyrë agresive që përpara se ti bashkohej administratës Trump.

Si rezultat i këtyre takimeve, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i udhëhequr nga Bolton nxiti për një plan sulmi të ashpër ndaj Iranit sa që i shqetësoi thellësisht edhe zyrtarët e Pentagonit dhe të Departamentit të Shtetit. Një ish-zyrtar i lartë i administratës amerikane tha për the Journal se kërkesa “pa dyshim që i tronditi shumë njerëzit” dhe shtoi se “njerëzit ishin në një gjendje të shokuar. Ishte e pakonceptueshme që ata në ato momente të godisnin Iranin.”

Me fjalë të tjera, duke përdorur një incident shumë të vogël si pretekst, grupi i luftënxitësve i udhëhequr nga Bolton, të cilët përbëjnë shumicën e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Trumpit (NSC), u përgatit për të nisur një luftë të plotë për ndryshimin e regjimit iranian. Për ta bërë ceshtjen edhe më keq, the Journal raportoi se Pentagoni gjithashtu ishte “pajtuar me kërkesën e NSC-së për të zhvilluar disa opsione për sulme kundër Iranit”, që do të thotë se Bolton dhe ekipi i tij tani kishin në majë të gishtave një sërë strategjish të zhvilluara nga Pentagoni për bombardimin e Iranit.

Obsesioni i Boltonit dhe mosmbajtja e premtimit

Yshtja e Boltonit për të bombarduar Iranin shtatorin e kaluar si pasojë e një incidenti të tillë të vogël mund të duket e çuditshme, por po të shohësh të shkuarën e Boltonit shikon qartë se ai prej kohësh ka kërkuar justifikime që nga më të voglat deri tek ato më inegzistentet për të justifikuar nisjen e një lufte kundër qeverisë së tanishme të Iranit.

Sikurse raportoi vitin e kaluar MintPress, e kaluara e Boltonit tregon një obsesion të tij që kërkon me të shpejtë hapjen e rrugës për veprime ushtarake të SHBA-së kundër Iranit. Kurse gazetari Gareth Porter ka vërejtur se, ndërsa Bolton ishte politikëbërësi kryesor i administratës Bush për Iranin, duke shkelur në njërën anë protokollin e Departamentit të Shtetit dhe duke ndërmarrë disa udhëtime të paparalajmëruara në Izrael, në mënyrë aktive kishte pregatitur plane… për të krijuar kushtet politike të nevojshme për administratën në mënyrë që të arriheshin dhe kryeheshin veprime ushtarake kundër Iranit.

Nuk janë vetëm këto. Bolton ka kryer edhe marrëveshje të fshehta. Duke përdorur prova të fabrikuara, të siguruara nga një grup terrorist iranian që Bolton ende e përkrah hapur, ai ka kërkuar të bindë Kombet e Bashkuara se Irani po zhvillonte fshehurazi një program bërthamor. Kjo bëri që programi bërthamor i Iranit të bëhet një çështje e mbikëqyrur nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Që kur u bë këshilltar i sigurisë kombëtare, Bolton ka vazhduar ta pretendojë këtë kërkesë, pavarësisht se është refuzuar shpesh nga zbulimi amerikan që prej viti 2007.

Pandeli Majko, Former Prime Minister of Albania, John Bolton, Former United States Ambassador to the United Nations, Deputy Chief of U.S. Mission David Muniz, Maryam Rajavi, President elect of the Iranians Resistance, Tirana, Albania 20/03/2017 – Maryam Rajavi addressed her greeting at Nowruz celebration, the Iranian New Year, which was held at Tirana Albania with PMOI members and guests from Albania, France and United States. Maryam Rajavi said, This Nowruz harbingers end of religious dictatorship and advent of the spring of freedom. (Photo by Siavosh Hosseini/NurPhoto) *** Please Use Credit from Credit Field ***(Sipa via AP Images)

Grupi terrorist i mbështetur nga Bolton, Mujahedeen Khalq (MEK), u listua si “Organizatë Terroriste” nga qeveria e Shteteve të Bashkuara që nga viti 1997 deri në vitin 2012. Në të kaluarën, për të përmbushur qëllimet e veta, ky grup ka kryer akte terroriste, duke vrarë qytetarë iranianë si dhe amerikanë. Kohët e fundit, MEK ka punuar me inteligjencën izraelite për të vrarë shkencëtarë iranianë. Që nga heqja e grupit nga lista e grupeve terroriste si rezultat i një lobimi të gjerë që synonte politikanët e njohur amerikanë, MEK është munduar ta paraqesë veten si një “grup i moderuar” i opozitës iraniane, edhe pse ai nuk ka fare mbështetje brenda Iranit dhe vazhdimisht ka qenë i karakterizuar si “kult” dhe si grup “autoritar”.

Ishte pikërisht ky grup të cilit Bolton i kishte premtuar ndryshimin e regjimit në Teheran në vitin 2019, një premtim që ai nuk arriti ta mbante, dhe jo për shkak të mos përpjekjeve.

“Suni-stan”, ndarje dhe një Lindje e Mesme e rindërtuar për të na u përshtatur

Një tjetër zbulim shumë i rëndësishëm i raportit të the Journal, të cilit nuk i është kushtuar shumë rëndësi, është se planet për “opsionet ushtarake” që Bolton dhe ekipi i tij i kanë kërkuar Pentagonit, përfshijnë strategji për fillimin e sulmeve jo vetëm në Iran, por edhe në Siri dhe Irak. Siç thekson raporti, sipas personave të njohur me bisedimet, “Këshilli i Sigurisë Kombëtare i kërkoi Pentagonit që ti ofrojë Shtëpisë së Bardhë opsionet për t’iu përgjigjur Irakut dhe Sirisë me sulme.

Gatishmëria e Boltonit për ta sjellë Sirinë dhe Irakun në të tjera trazira e tradhton faktin se ai nuk po kërkon vetëm ndryshimin e regjimit në disa vende specifike. Ai po kërkon të riformësojë Lindjen e Mesme si një e tërë. Në të fakt, Siria dhe Iraku kanë qenë prej kohësh në shënjestrën e Boltonit, siç dëshmohet edhe në editorialin e tij të vitit 2015 në New York Times ku ai bën thirrje për ndarjen e të dyja vendeve në mënyrë që të përfitojnë Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe shtetet “miqësore arabe” si Arabia Saudite.

Plani i ndarjes së Boltonit përfshin krijimin e një shteti sunit në Sirinë verilindore dhe Irakun perëndimor, të cilin ai e quan “Suni-stan”. Ai pohon se një vend i tillë ka një “potencial ekonomik” si prodhues nafte dhe do të ishte një “bastion” kundër qeverisë siriane dhe “Bagdadit, aleatit të Iranit”, dhe do të ndihmonte në mposhtjen e Daeshit (ISIS).

Përmendja që Bolton i bën naftës është mjaft e dukshme, pasi zona e propozuar për këtë shtet sunnit shtrihet në fushat kryesore naftëmbajtëse. Këtë zonë, kompanitë amerikane si ExxonMobil dhe Koch kanë kërkuar që ta kenë në kontrollin e tyre vetëm nëse Iraku dhe Siria ndahen. Gjithashtu i dukshëm është edhe fakti që zona ne Siri që përmend Boltoni, aktualisht gjendet e okupuar në mënyrë të paligjshme nga Shtetet e Bashkuara. Ky mund të jetë një faktor i fortë për dëshirën e Boltonit që të vonohet ose parandalohet tërheqja e trupave amerikane nga pjesa verilindore e Sirisë.

Megjithatë, në pjesën më të theksuar të editorialit të Boltonit në të cilin bëhet thirrje për krijimin e “Suni- stanit”, përmendet saktësisht edhe se kush do të përfitonte nga kjo ndarje, dhe sigurisht që ata nuk janë sirianët apo irakianët. “Lidhur me rivendosjen e Irakut dhe Sirisë në kufijtë e tyre të mëparshëm”, Bolton shkruan, “është dicka që bie krejtësisht në kundërshtim me interesat amerikane, izraelite dhe shteteve arabe mike”. Me fjalë të tjera, lejimi i qeverisë siriane për t’u kthyer në kufijtë e saj të mëparshme bie në kundërshtim me interesat e kombeve që Bolton mbështet dhe që kërkon ti bëjë fuqi dominuese në Lindjen e Mesme nëpërmjet politikës së tij agresive për rajonin.

Për Boltonin dhe ekipin e tij të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të armatosur me mjetet për të bombarduar Sirinë dhe Iranin, është vetëm një çështje kohe para se Boltoni të gjejë pretekstin e përkryer për të filluar zbatimin e vizionit të tij për një Lindje të Mesme “të re”, me shumë gjasa duke filluar nga Irani.

Whitney Webb është një pjestare i stafit të MintPress News dhe një kontribuese tek media e Ben Swann-it. Kontributi i saj gjendet në Global Research, Instituti Ron Paul dhe 21st Century Wire. Ajo është shfaqur edhe ne media dhe televizione si RT dhe Sputnik. Aktualisht jeton me familjen e saj në Kilin jugor.

burimi: mintpressnews./Gazeta Impakt

OPINIONE