Po bëhet gati një tjetër provokim terrorist me armë kimike në Siri

Siç tha në deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë Igor Konashenkov, grupi terrorist “Fronti al-Nusra” po përgatit një sulm provokues kimik, i cili do të paraqitet pastaj si një sulm gjoja i kryer nga forcat e qeverisë siriane kundër popullsisë civile. Ai theksoi se ky informacion është konfirmuar njëkohësisht nga disa burime të pavarura. Për të inskenuar “një sulm kimik” në Jisr ash-Shugur (provinca e Idlib-it), terroristët e Tahrir al-Sham të lidhur me al-Nusra transportuan atje tetë kontejnerë të mbushur me klor. Pas dorëzimit ndaj luftëtarëve të grupit Hizb al-Islami al-Turkistani, kontejnerët janë çuar në fshatin Halluz pak kilometra larg Jisr ash-Shugur.

Gjithashtu, sipas z. Konashenkov, në zonën e Jisr ash-Shugur ka mbërritur edhe një grup të posaçëm luftëtarësh të trajnuar për përdorimin e lëndëve helmuese nën drejtimin e kompanisë private ushtarake nga Britania e Madhe “Olive Group”. Objektivi i tyre është të imitojnë shpëtimin e të lënduarve nga armët kimike nën petkun e organizatës famkeqe “Kaskat e Bardha”.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë është i bindur që ky inskenim mund të përdoret si pretekst për sulmet e reja raketore të Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Britanisë së Madhe kundër objekteve ekonomike dhe shtetërore në Siri. Për të kryer një gjë të tillë, para pak ditësh në Gjirin Persik ka hyrë luftanija amerikane (shkatërruesi) The Sullivans e pajisur me 56 raketa tip “cruise”. Po ashtu, në bazën ushtarake Al Udeid në Katar ka ardhur një bombardues strategjik B-1B i Forcave Ajrore të SHBA, i cili mban 24 raketa “criuse” AGM-158 JASSM të tipit ajër-tokë.

Vlen të kujtohet që SHBA dhe aleatët e tyre i kanë përdorur edhe më parë provokimet e terroristëve si pretekst për kryerjen sulmeve ushtarake kundër Sirisë. Për shembull, në vitin 2017 me raketa Tomahawk u godit aerodromi Shayrat, nga i cili gjoja ishte ngritur një avion që kishte përdorur armë kimike. Ndërkohë që më 14 prill 2018 SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, pa marrë lejen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, zhvilluan një sulm masiv ndaj territorit sirian. Të tre vendet deklaruan që aksioni i tyre erdhi si reagim ndaj përdorimit të supozuar të armëve kimike në Douma të Sirisë.

P.S.
Këshilltari i Presidentit amerikan për sigurinë kombëtare John Bolton u shpreh pak kohë më parë: “…nëse regjimi sirian do të përdorë armë kimike, ne do t’i përgjigjemi shumë fort…”. Çfarë tjetër mund të quhet kjo deklaratë përveç se thirrje këmbëngulëse ndaj terroristëve në Siri për të organizuar sulme të reja kimike?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne