Pogradec/ Humb jetën një minator 58-vjeçar në galeri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierën e Pojskës në Pogradec, ku një 58 vjeçar ka humbur jetën.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e rrëshqitjes së formacionit shkëmbor në një prej galerive.

Policia lokale bën me dije paraprakisht se viktima është shtetasi me iniciale V.D, 58 vjeç, banues në fshatin Rëmenj.

Po kryhen veprimet procedurale të rastit dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne