Bota

Pohim nga ish drejtori i CIA-s: Ne ndërhyrëm në zgjedhje për të parandaluar ardhjen e komunistëve në pushtet

Ish-drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA,) James Woolsey në lidhje me pretendimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet në vend, ka pranuar se edhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu janë përfshirë në zgjedhjet në vendet e tjera.

Woolsey, për televizionin amerikan Fox, ka vlerësuar në lidhje me shpalljen e krimit të 13 qytetarëve rusë dhe 3 organizatave ruse nga Prokurori Special, Robert Mueller i cili ka bërë hetime me pretendimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet në vend në favor të presidentit amerikan Donald Trump.

Lidhur me pyetjen nëse SHBA është përfshirë në zgjedhjet në vende të tjera, Woolsey ka thënë: “Ndoshta po, por për të parandaluar hyrjen e komunistëve në pushtet, sistemi ishte për të mirë, pra në interes të demokracisë, vetëm për një qëllim të mirë.”

Fjalët e Woolsey, i cili shërbente si drejtor i CIA-s gjatë presidencës së Bill Klintonit, u shpëndanë në llogarinë e mediave sociale të Ambasadës së Rusisë në Londër, me komentin se “Kjo shpjegon gjithçka”.

Burimi : Sputnik News/ ML

OPINIONE