Policia amerikane ka vrarë gjatë vitit të kaluar 987 persona

Policia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë vitit të kaluar ka vrarë me armë 987 persona.

Sipas një artikulli të gazetës “The Washington Post”, të bazuar në statistikat e mbledhura nga burimet zyrtare lokale thuhet se në periudhën 2015-2017 rreth 3.000 persona kanë humbur jetën nga plumbat e policisë amerikane.

Sipas statistikave, policia në vitin 2015 ka vrarë 995 persona, në vitin 2016 963 kurse gjatë vitit të kaluar 987.

Në anën tjetër thuhet se policia e SHBA-ve në vitin 2015 ka shkaktuar vdekjen e 36 afro-amerikanëve të paarmatosur, ndërsa në vitin 2016 u vranë 17 dhe në vitin 2017 janë vrarë 19 afro-amerikanë.

Më tej thuhet se regjistrimi i statistikave për dhunën e policisë në gjithë shtetin ka nisur pas vrasjes së 18-vjeçarit Michael Brown nga policia në muajin gusht të vitit 2014, ndërsa shtohet se “policia nuk kushton vëmendjen dhe kujdesin e nevojshëm gjatë ndërhyrjeve të para kundër civilëve të paarmatosur”.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne